Britani, nëna e 14 fëmijëve do të zgjerojë ende familjen
“Kam shumë fëmijë, sepse më pëlqen të jem nënë, por jo për paratë e shtetit", thotë 40-vjeçarja Joanne.Kur Joanne Watson mori vesh se e bija 15-vjeçare ishte shtatzënë në fillim të këtij viti, ajo është ndjerë e zhgënjyer, por jo për faktin se e bija duhet të përballojë gjithçka si një nënë adoleshente, por për shkak të zilisë që nuk priste ajo një fëmijë. “Sapo kisha bërë një test shtatëzanie dhe rezultoi negativ. Më pas zbrita në katin e parë të shtëpisë, aty ku Mariah më tha se kishte diçka për të më thënë – tregon Joana -. Unë në një farë mënyrë e kuptova menjëherë se do të më thoshte që priste një fëmijë, por ishte gjëja e fundit që doja të dëgjoja të më thoshte dikush, sidomos pasi kisha bërë testin tim. Gjithsesi shkuam te mjeku dhe zbuluam se ishte 8 javëshe shtatëzënë. Ah që s’isha unë..”. Vërtet një reagim befasues, aq më tepër duke pasur parasysh që Joanne, 40 vjeç është nëna e 14 fëmijëve, nga mosha 2 deri 22 vjeç.
Sikur të mos mjaftonte kaq, pas divorcit të 3 vjetëve më parë, ajo është një nënë beqare, e cila jeton falë asistencës së shtetit britanik. Por ja që ajo, më shumë sesa të punojë, është tepër e impenjuar për të zmadhuar familjan, aq sa po kërkon aktualisht një tjetër partner për të pasur një tjetër pasardhës. “Kam shumë fëmijë, sepse më pëlqen të jem nënë, por jo për paratë e shtetit. Mbes shumë lehtë shtatëzënë dhe nuk e pranoj idenë e abortimit”. Pavarësisht nga sa thotë, gjithsesi duket se në bazë të asaj që është publikuar në shtypin anglez, synimi kryesor i saj është pikërisht “thithja” e të ardhurave qyl nga shteti britanik.

