HP paralajmëron tabletin TouchPad 4G
Hewlett-Packard edhe zyrtarisht ka paralajmëruar tabletin TouchPad 4G, i cili së shpejti do të gjendet në ofertën e operatorit të telekomit, AT&T. Ky tablet ka mundësi të ndërlidhjes në rrjetet mobile 4G (HSPA+) dhe harduer diç më të fuqishëm në krahasim me versionin standard të TouchPad.Procesori tani punon në takt pune prej 1,5 GHz (modeli i zakonshëm e ka 1,2 GHz), ndërsa shfrytëzuesit do të kenë në dispozicion 32 GB memorie interne për ruajtje të të dhënave. Përveç këtyre, ky model ka edhe ekranin 9,7” (1024 x 768 pikë), 1 GB memorie RAM, WiFi dhe Bluetooth 2.1, GPS, kamerë të përparme me rezolucion 1,3 megapixelë dhe stereo altoparlantë të integruar dizajnin e të cilëve e nënshkruan Beats Audio. Çmimi nuk dihet akoma, ndërsa HP premton se TouchPad 4G do të jetë në dispozicion para fillimit të vitit të ri shkollor.

