|

Jennifer Lopez ndahet nga burri i tretë

Këngëtarja dhe aktorja amerikane Jennifer Lopez i ka dhënë fund martesës së saj me bashkëshortin Mark Anthony.
“Kemi vendosur ta përfundojmë martesën tonë. Ky ishte një vendim shumë i vështirë. Kemi arritur konkluzione miqësore për të gjitha çështjet. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, dhe ne vlerësojmë respektimin e privatësisë në këtë kohë”, ka thënë Lopez në një komunikatë në faqen e saj zyrtare.
Kjo i jep fund martesës së tyre 7 vjeçare. Lopez, 41 vjeç dhe Anthony, 42, janë martuar në vitin 2004 dhe kanë binjakët 3 vjeç, Max dhe Emme.
Kjo ishte martesa e tretë për Lopez dhe e dyta për Anthony.
Jennifer ishte e martuar së pari për më pak se një vit me Ojani Noao, kurse më pastaj edhe me valltarin Cris Judd (2001-2003).

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:38 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added