Koshi i plehrave dërgon email kur të mbushet plot
Ky kosh plehrash shumë shpejt do jetë sinonimi i teknologjisë në rrugët e Britanisë. “Big Belly” është një kosh plehrash i kompjuterizuar, që furnizohet me energji diellore dhe që kushton 3.200 sterlina.Modeli i së ardhmes mund të marrë brenda tetë herë më shumë plehra se një kosh i së njëjtës madhësi. Një makineri brenda koshit bën sistemin e plehrave dhe një kompjuter i brendshëm është i programuar për të dërguar një email kur koshi të ketë nevojë për t’u zbrazur.

