|

David Villa i vendosur për hakmarrje ndaj Real Madridit

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa është i vendosur për hakmarrje ndaj Real Madridit pas humbjes në finale të Copa del Rey sezonin që shkoi, edhe pse klubi katalanas triumfoi në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Barça dominoi ndaj Realit në Spanjë, duke e fituar titullin e tretë, ndërsa i eliminoi armiqtë e përbetuar edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
"Dëshirojmë t′i fitojmë të gjithë titujt që i fituam sezonin e kaluar dhe nëse është e mundshme, edhe më shumë".
"Humbja në finale të Copa del Rey ishte një eksperiencë e keqe", deklaroi Villa për të përditshmen spanjolle Marca.
Sfida e parë e këtij sezoni për Barçën do të jetë pikërisht ajo ndaj Realit, në dy ndeshjet e Superkupës së Spanjës, për të vazhduar më pas me Superkupën e Evropës në fund të gushtit ndaj Portos.
Villa, i cili i kushtoi Barcelonës 40 milion euro vitin e kaluar, i arsyetoi sado kudo paratë e shpenzuara për të.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:27 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added