|

LDK e shqetësuar për autostradën

Grupi i ekspertëve të ekonomisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin për neglizhencës që po tregon Qeveria në menaxhimin e projektit të autostradës Morinë-Merdar.
Kjo neglizhencë ka të bëjë me mos-zgjedhjen e kompanisë mbikëqyrëse të punimeve të autostradës kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët kosovarë dhe mos angazhimi i kompanive vendore në këtë projekt.
LDK e ka ngritur vazhdimisht zërin për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve lidhur kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdar për të cilën ndahet rreth 30% e buxhetit të shtetit për tri vitet e ardhshme.
Mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë projekt tregon qartë se mos transparenca është e qëllimshme. LDK vlerëson se kushtet në të cilat punojnë punëtorët kosovarë në këtë segment janë jashtëzakonisht të vështira. Në këtë punishte, punëtorët kosovarë përballen me një orar tejet të zgjatur.
Ata punojnë 12 orë pa ndërprerë dhe për punën që e bëjnë paguhen vetëm 0.90 deri në 0.95 euro cent për orë. Ndërsa nga buxheti i Kosovës, pagat e punëtorëve të tillë parashihen rreth 12 Euro për orë, që është për 13 herë më shumë.
Këta punëtorë kanë vetëm 3-4 ditë në muaj pushim duke punuar kështu mbi 300 orë pune në muaj, në vend të rreth 260 orëve sa janë standardet ndërkombëtare. LDK vlerëson se efektet multiplikative në ekonominë vendore nga shpenzimet buxhetore në këtë projekt madhor nuk po ndihen pothuajse fare. Kjo për arse se firmat vendore që janë të kontraktuara nga kompania Bechtel-Enka kryejnë disa punë shumë minore, kryesisht në transportin e dheut dhe për këtë gjë ato paguhen me 0.90 euro cent për metër kub.
Ndërsa nga buxheti i Kosovës, Bechtel-Enka paguhet nga 3.82 Euro për metër kub, që është për 4 herë më shumë. Në vend se të angazhohen kompanitë vendore, Bechtel-Enkta (me aprovimin e heshtur) të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka angazhuar në mes tjerash edhe firma rumune, nga një vend që shumë zëshëm e kundërshton pavarësinë e Kosovës.
Shpenzimet nga buxheti shtetëror dhe nga donatorët të bëra në vitin 2009 për të certifikuar shumë kompani vendore për punë në projekte infrastrukturore, siç është autostrada, pothuajse kanë shkuar kot thuhet në një komunikatë të LDK. 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:06 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added