|

Aksidenti i çuditshëm, i hyn tubi i ajrit në të pasme, fryhet si balonë

Kur u bë shofer kamioni, Stiven MekKormak mendonte se do e përballonte stresin e punës. Por 48 vjeçari nga Zelanda i Re nuk e kishte imagjinuar kurrë se çfarë presioni do duhej të duronte. Në një aksident të çuditshëm ai u rrëzua dhe në prapanicë i hyri një tub ajri të kompresuar, që frynte pa pushim.
“Mu duk sikur do të shpërtheja. Mjekët më thanë se jam me fat që kam shpëtuar gjallë pasi isha fryrë si një balonë. Nuk kisha zgjidhje veçse të shtrihesha dhe të fryhesha,” kujton ai.
Disa punëtorë arritën aty dhe e gjetën atë të shtrirë. Ata mbyllën rubinetin e presionit të ajrit. Por gjëja më e mundimshme ishte t’i hiqje tubin nga prapanica.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:52 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response