Dafina Zeqiri kthehet në Kosovë
Pas gati një muaji të qëndrimit në Australi, këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri është kthyer në Prishtinë. Ajo menjëherë ka publikuar një foto të re dhe ka paralajmëruar se ndjehet mirë që është kthyer dhe se e pret shumë punë.Edhe në Australi ajo ia ka kushtuar një pjesë të madhe punës, duke u bërë gati për albumin më të ri që pritet ta lansojë shumë shpejt.
