|

Kthimi i roadster-it: Honda Beat

Kompanisë “Honda” kriza e fundit ekonomike i ka kushtuar me anulimin e disa projekteve të reja, ndërsa njëri ndër ta është edhe kabrioleti i ri. Por, për “Honda-n” arritën kohëra tjera dhe sipas informacioneve të reja gjatë vitit 2013, ky prodhues japonez e ka në plan që ta lansojnë “remake-n” e “roadster-it” të tij.
Siç shkruan revista britanike “Auto Express”, “roadster-i” i ri i “Honda-s”, ai Honda Beat do të bazohet në platformën e modelit CR-Z, ndërsa stili do të inspirohet nga koncepti OSM nga viti 2008. Edhe pse përzgjedhja e motorëve edhe më tutje është e panjohur, “Auto Express” supozon se nën kapakun e përparmë do të gjenden katërcilindërshat 1.3 dhe 1.5 me benzinë. Modeli i ri Honda Beat do të shitet në nivel global, ndërsa informacione tjera për këtë automobil pritet të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:45 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added