|

Lamborghini Aventador LP700-4, në filmin “Batman”

Premiera e vazhdimit të ri të serialit filmik “Batman: The Dark Knight Rises”, është paraparë për 20 korrik 2012, por tashmë është bërë e ditur se në këtë film do të shfaqet edhe modeli i ri i Lamborghini Aventador LP700-4.
Atë në këtë film do ta vozisë Bruce Wayne (që e luan Christian Bale), ndërsa duhet kujtuar se modelin Aventador LP700-4 e lëviz motori i ri 6.5 litërsh V12 motor, i cili zhvillon 700 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 690 Nm. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për vetëm 2.9 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 350 km/h.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 12:44 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response