|

Pini shumë ujë për një lëkurë të shëndetshme

Një nga gabimet më të mëdha të bëra gjatë verës sa i përket kujdesit ndaj lëkurës, është qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit. Personat që përkujdesen për lëkurën duhet të tregohen të kujdesshëm të konsumojnë shumë ujë dhe të përzgjedhin me kujdes produktet e lëkurës.
Nëse keni lëkurë normale atëherë duhet të zbatoni disa rregulla të thjeshta për ta mbrojtur atë. Në krye të këtyre rregullave një vend të rëndësishëm zë dhe përzgjedhja e produkteve dhe solucioneve cilësore. Disa produkte makiazhi që përmbajnë lëndë kimike dhe sapunët mund të dëmtojnë lëkurën.
Gabimi më i madh që bëhet gjatë muajve të verës është qëndrimi për një kohë të gjatë në diell. Qëndrimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit, nxirja gjatë orëve ku dielli arrin pikun dhe mospërdorimi i kremrave mbrojtës e dëmton lëkurën seriozisht brenda një kohe të shkurtër.
Ndërkohë, shkaku i tharjes së lëkurës normale gjatë dimrit është qëndrimi në shtëpitë e nxehura me kaloriferë. Tharja e ajrit ndikon edhe në tharjen e lëkurës. Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e lëkurës normale. Konsumimi i vazhdueshëm i produkteve të yndyrshme ndikon në plakjen më të shpejtë të lëkurës. Duhet të qëndrohet larg ushqyerjes së çrregullt dhe të paekuilibruar.
Duhet t’u jepet fund gabimeve, pasi personi e kupton se nuk mund të dale kundër faktorëve gjenetikë. Prandaj gjëja e parë që duhet bërë është konsumimi i lëngjeve të shumta, dhe uji duhet të jetë preferencë e parë. Veçanërisht gjatë muajve të verës uji duhet të konsumohet shumë shpesh.
Femrat duhet të përzgjedhin produktet kozmetike në bazë të llojit të lëkurës. Pastruesit e ashpër mund të dëmtojnë lëkurën. Ndërsa zbutësit e duhur mund të pakësojnë për një kohë të gjatë problemin e tharjes së lëkurës.
Ja çfarë mund të bëni për përkujdesjen ditore
Sapo të zgjoheni nga gjumi mund të pastroni fytyrën me lëndë të cilat qetësojnë lëkurën. Pas kësaj mund të fshini fytyrën me tonik pa alkool. Mund të preferoni dhe serum që përmban antioksidues. Duhet të pritet pak derisa lëkura të përthithë serumin, mandej mund të përdorni njomës me vitamina (mund të përdoren kremra të pasur me vitaminë A). Nëse është e mundur, përdorni krem solar me faktorë mbrojtës 20 minuta para se të dilni jashtë.
Mos i shtrydhni puçrrat
Njeriu nuk mund ta mbajë veten dhe i shtrydh menjëherë puçrrat që vë re në fytyrë. Shtrydhja e puçrrave mund të shkaktojë probleme të mëdha dhe të lërë shenja. Kur puçrra shtrydhet lënda e cila bllokon poret del jashtë, por pjesa më e madhe mbetet brenda.
Mos pini duhan dhe qëndroni larg vendeve ku pihet
Edhe nëse nuk pini duhan qëndroni larg vendeve ku pihet. Tymi i duhanit mund të ndikojë negativisht jo vetëm në shëndetin tuaj, por edhe në lëkurë. Kimikatet që përhapen me anë të tymit të cigares depërtojnë direkt në poret e lëkurës.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:01 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added