|

Shqiptari shet pizza 1000 dollareshe ne New York

Pronari i pizzerisë Nino’s Bellisima, shqitari Nino Selimaj i kishte lindur ideja më 2007 për ta përgatitur një pizza ekstravagante. Ai punoi më shumë se një vit vetëm për të gjetur kombinimin e duhur të përbërësve dhe mëlmesave për pizzën e shtrenjtë.
Pizza 1000 dollarëshe përmban salcë kosi, katër llojë kavijari, karavidhe, vezë peshku losos dhe pak wasabi. Secila pjesë e pizzas shitet për 250 dollarë dhe përmban vetëm një lloj kavijari.
Bile edhe gjatë krizës ekonomike Selimaj thotë se ka myshterinj që vijnë ta provojnë specialitetin e tij. Ata që kanë shijuar pizzën më të shternjtë në botë thonë se kjo pizza nuk ka shije sit ë pizzave tjerë e që nuk është për tu habitur për faktin se vetëm pjesa e brumit të pjekur është prej miellit Italian, ndërsa materiali tjetër është prej djathi.
Pizza më e shtrenjtë në botë me çmim rreth 2400 dollarë mund të gjendet në menunë e restorantit Margo’s në Malta. Edhe pse pronari i restorantit Claude Camilleri një herë ose dy herë në vit ka shansin ta gatuajë një pizzë të tillë. Nino Selimaj thotë se të paktën gatuan dy pizza të tilla në javë, e kur flitet për pizzat e New Yorkut kjo nuk është vetëm punë reklame, shkruajnë mediat amerikane.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:54 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response