BE-ja refuzon projektin për gjuhën shqipe
I nisur me qëllimin që të ngrihet interesi ndaj didaktikës së gjuhës shqipe në hapësirën kulturore evropiane, projekti për certifikim të gjuhës shqipe nuk ka gjetur përkrahjen e Bashkimit Evropian. Projekti me titull “Certification of Albanian for speakers of other languages: pegging albanian to CERF” (Certifikimi i shqipes për folësit e gjuhëve të tjera) është lënë jashtë listës së projekteve që ka mbështetur Agjencia Ekzekutive e Arsimit, e Kulturës dhe e Audiovizualitetit – Erasmus Mundus dhe bashkëpunimit me jashtë në Bruksel.
Në përgjigjen zyrtare kjo agjenci ka dhënë disa arsyetime, ndër të cilët thuhet se tematika e projektit nuk përputhet plotësisht me programin e “Erasmus Mundus”, sepse në thelbin e propozimit është studimi i gjuhës shqipe, e cila nuk është ende gjuhë zyrtare e BE-së. Por ata që morën këtë nismë janë të bindur se do t’ia arrijnë qëllimit. Projekti mbi certifikimin e gjuhës shqipe është nisur nga profesori arbëresh Francesco Altimari nga Universiteti i Kalabrisë, derisa për hartimin e tij kanë bashkuar forcat 12 organizata, shumica e të cilave janë universitete. Ndër to, projektit i kanë kontribuar Universiteti i Prishtinës – Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Profesori Francesco Altimari, i cili është koordinator i projektit, duke iu referuar përgjigjes zyrtare të kësaj agjencie, u ka shkruar bashkëpunëtorëve: “Duke qenë se tematika e projektit tonë nuk përputhet plotësisht me programin Erasmus Mundus (siç shkruhet në përgjigjen e agjencisë), pasi në thelbin e propozimit tonë është studimi i gjuhës shqipe, e cila nuk është ende gjuhë zyrtare e BE-së, pjesë e arsimit evropian, mund të trajtohet në programe të tjera, alternative, ku promovimi i arsimit të lartë, në rajonin tonë është i mbështetur fuqimisht nga programi ‘Tempus’”, ka thënë Altimari.
Me gjithë refuzimin, Altimari ka siguruar që nuk do të ndalojë përpjekjet për përfundimin e këtij projekti. “Përpjekjet tona nuk do të përfundojnë këtu. Ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e mëtejshëm të këtij projekti, duke marrë parasysh pikat më të dobëta të vlerësuara nga ‘Erasmus Mundus’, në mënyrë që ta përshtatim sipas kritereve që kërkon programi ‘Tempus’, i cili e përfshin plotësisht tematikën e projekt – propozimit tonë nga këndvështrimi gjeografik”, ka thënë ai.
Albanologu i njohur ka shtuar se projekti do të riparaqitet sipas linjave që parashikon programi “Tempus 2012″, duke u këshilluar me konsulentë dhe agjenci të posaçme që mund ta fuqizojnë projektin, duke e ngritur në shkallën e duhur dhe për ta ngritur interesin ndaj didaktikës së gjuhës shqipe në hapësirën kulturore evropiane.
Bardh Rugova, shef i Departamentit të Gjuhës Shqipe në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, njëherësh drejtor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka siguruar se përpjekjet për certifikimin e gjuhës shqipe për folësit e gjuhëve të tjera nuk do të mbarojnë me kaq. “Siç ka thënë profesor Altimari, do të provojmë sërish mot. Sugjerimet do të analizohen dhe ne si ekip i plotë do t’i plotësojmë. Do të provojmë deri në fund, derisa t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Rugova. Rugova ka shtuar se Universiteti i Prishtinës ka dhënë kontributin e tij, brenda mundësive të veta. “Si Departament i Gjuhës Shqipe dhe si Universitet i Prishtinës ne i kemi përmbushur kërkesat që na janë parashtruar: kemi prezantuar marrëdhëniet ndërkombëtare, kontributin ndër-kombëtar, punën e Seminarit Ndërkombëtar, prezantimet e kuadrit tonë në universitete të BE-së”, ka theksuar ai, duke pohuar se puna është mbikëqyrur nga prorektori Bajram Berisha.
Sipas tij, partnerë të projektit pos Universitetit të Kalabrisë, kanë qenë disa universitete të rëndësishme evropiane, përfshirë Munichun, Torunin e Palermon. Partnerë kanë qenë, po ashtu, dy akademitë shqiptare të shkencave, e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, ai i Elbasanit dhe i Shkodrës.
Profesor Altimari menjëherë ndërkohë ka nisur punën për përmirësimin e projektit.
“Brenda muajit shtator 2011 do të ngremë një komision të përbashkët, që do të punojë në formë telematike, duke ndarë punën e revizionimit të projektit dhe duke vënë bazat e një projekti të ri TEMPUS, që do të paraqitet brenda afatit kohor, në shkurt të vitit 2012″