|

Bisedimet Kosovë-Serbi pritet të rinisin më 5 shtator

Pavarësisht gjendjes në terren bisedimet në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të vazhdojnë në shtator.
Sipas mediave kosovare pritet që në 5 shtator kryetarja e delegacionit kosovar Edita Tahiri të takohet me homologun e saj serb Borisllav Stefanoviç për të nisur raundin e ri të bisedimeve.
Ndërkohë ndërmjetësi i bisedimeve, Robert Cooper, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa ka ftuar të dyja palët që pas pushimeve, t`u kthehen bisedimeve.
Ndërsa ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ka pohuar se duhet t`i jepet mundësia bisedimeve ndërsa ka shtuar se Serbia nuk i ka tradhëtuar serbët lokalë atje me marrëveshjen me KFOR-in.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:00 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added