|

Shet Mercedesin për 20 dollarë

Një punëtor në një lokal për Pittsburg Steelers tha se ish-trajneri dytësor Ray Horton i shiti Mercedesin e tij të konvertueshëm për vetëm 20 dollarë.
Maurice Matthews tha se Horton vizitoi lokalin në ditën e tij të fundit përpara se të largohej për të shërbyer si koordinator mbrojtës për Arizona Kardinals dhe e pyeti se sa para kishte në xhepin e tij.
"Kam vetëm 20 dollarë" u përgjigj Matthews.
Ai tha se më pas Horton shpalli:"Shitur për 20 dollarë" - dhe i dha çelësat e makinës Mercedes Benz SL500 të 1999-ës.
"Unë po i thoja të mos luante me mua. Punëtorët e tjerë po më shihnin mua dhe kishin ngelur të shtangur".  "Unë gjithmonë e kisha pëlqyer atë makinë dhe ai e dinte mjaft mirë, dhe kur më dha makinën më tha se e dinte se do të kujdesesha mirë për të. Jam akoma në shok. Akoma vazhdoj të pickoj veten pasi e kam të vështirë ta besoj" tha Matthews.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:38 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added