Shqipëri: Në vjeshtë negociohet kufiri detar me Greqinë
Marrëveshja për kufirin detar me Greqinë pritet që të rinegociohet gjatë vjeshtës. Burime nga qeveria bëjnë të ditur për mediet në Shqipëri se kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar ngritjen e grupit të punës apo ekipit negociator që do të hulumtojë së bashku me palën greke mundësitë e ri-trajtimit të paktit, pas rrëzimit të draftit të parë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Marrëveshja e mëparshme e nënshkruar nga ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha dhe homologia e tij greke, Dora Bakojanis, u hodh poshtë nga Kushtetuesja, pasi Greqisë i faleshin territore ujore shqiptare.