|

6-vjeçarja amerikane 300 herë Miss, vendos të “pensionohet”

Eden Wood, vajza gjashtë-vjeçare nga Kalifornia, ka fituar 300 herë në garat e bukurisë në mbarë SHBA-të, ndërsa më në fund ka vendosur të “pensionohet”. Wood mori pjesë në garën për vajzën më të bukur të TV-showt “Fëmijët dhe tiarat”.
Këto gara kanë nxitur shumë reagime vitet e fundit, ndërsa ata që thonë se fëmijët nuk duhet të ekspozohen nëpër gara të tilla thonë se nuk është e hijshme të vlerësosh bukurinë fizike të një vajze në moshë të vogël, si dhe t’i vendosësh grim, thonj të rremë, paruke, madje edhe botox.
Por Edën tashmë ndjehet gati të ecë edhe më tej ne karrierën e saj të bukurisë. Sipas nenës së saj Micki Wood, Eden nuk do të paraqitet më nëpër garat e bukurisë ose të paktën ajo nuk do të marrë pjesë në garën “Fëmijët dhe tiarat”.
Por as nuk do të “humbë kohë” në ngasjen e biçikletës ose lojën me kukulla si të gjithë bashkëmoshatarët e saj. Nëna e Edenit mendon se këto gara vetëm sa i kanë ndihmuar vajzës gjashtëvjeçare për një karrierë më të suksesshme.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 12:56 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added

Postime popullore