Facebook Nga shtator do të ofrojë lajme
Me sfidat e radhës që po i vijnë, rrjeti Facebook është duke shikuar për rrugë të reja për t’i mbajtur 750 milionë përdoruesit e vet, në mënyrë që ata të mos largohen. Një rrugë nëpërmes të cilës janë duke u bërë përpjekjet është vendosja e lajmeve nga burimet e përzgjedhur në versionet e aplikacioneve që mund të lexojnë derisa të jetë përdoruesi ende duke përdorur rrjetin Facebook. Këta aplikacione të ri për publikim të lajmeve do të quhen “Facebook Editions”.Sipas Forbes, një numër i këtyre shkarkuesve të lajmeve kanë aplikuar për ta pasur versionin e vet të aplikacionit si shfletues në Facebook. CNN, Daily dhe Washington Post janë shembuj të kësaj vije. “Facebook Editions” ka mundësi që të fillojë në shtator.
Butoni like i rrjetit Facebook është zgjeruar mjaft shumë nëpër faqet online dhe këto faqe të njëjtja do të kenë faqet e tyre në Facebook për dashamirësit e vet, por aplikacioni Editions do të lejojë ofruesit e këtyre lajmeve që ta ndryshojnë ndërfaqen në Facebook, duke e rregulluar atë si një mini-botë të rrjetit Facebook për lexuesit. Autori i Forbes beson që ky rrjet me siguri që të pyes për ndonjë të ardhur dhe shitje të reklamave, të grumbulluara nga këta aplikacione të veçantë.
Ndërmarrjet e lartpërmendura për lajme nuk kanë dhënë ndonjë komentim për këtë veçori që është duke u ndërtuar. Një zëdhënës nga Facebook tha: “Ne nuk kemi ndonjë gjë për të lajmëruar. Faqet e top mediave përgjatë tërë botës janë të lidhur me Facebook dhe ne vazhdimisht flasim me miqtë tanë për mënyrat e përmirësimit të këtyre lidhjeve.”
Google+ka arritur që të ketë 10 milionë përdorues. Këta dy sfidues të njëri-tjetrit janë duke u ndeshur rreth çështjeve si stolisja, privatësia, fotografitë, video-biseda dhe Google+ e ka tashmë në funksion një ide të ngjashme me “Editions”.

