|

Femra më seksi në botë tregon se çfarë fsheh në jelekë

Sipas fansave të filmit serik “Transformes”, Rosie Huntington-Whiteley me sukses e ka zënë vendin e aktores seksi, Megan Fox. Bukuroshja e ka gjetur për mrekulli veten në rolin e femrës joshëse që vrapon me take të larta dhe tregon proporcionet e përsosura të trupit të saj.
24-vjeçarja pas vetes ka një karrierë të pasur si manekine dhe fotomodele, ndërsa kulmin e ka arritur duke prezantuar veshjet e brendshme të “Victoria’s Secret”.
Trupi i saj i bëshëm dhe ecja e përkryer me take, është një nga arsyet kryesore që Michael Bay e ka zgjedhur pikërisht atë për vazhdimin e tretë të filmit “Transformes” dhe ka hequr dorë nga Megan Fox.
Mirëpo, femra më seksi në botë ka pranuar se gjinjtë e saj nuk janë aq të përsosura saqë duken nëpër fotografi apo pista të modës, sepse ajo përveç jelekëve ‘push-up’, si ndihmesë shfrytëzon edhe file pule.
“Kam besim te fileta e pulës. Nuk them që edhe të tjerët duhet ta përdorin, mirëpo të gjithë që më njohin dhe më shohin në xhirime, e dinë se këto copa mishi janë miqtë e mi”, ka treguar Rosie.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 5:21 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added