Ryva Kajtazi, sensuale në këtë fillim vjeshte

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e hitit “Hajde zemër”, Ryva Kajtazi, ka realizuar një set fotografik para aparatit të fotografit më të mirë kosovar, Veton Osmani. Madje, këtë foto ne e siguruam ekskluzivisht nga fotografi, ku shihet artistja shumë sensuale.


Por, në duart e fotografit të gjithë bëhen të bukur, por Ryva ndoshta këto foto nuk do t’i përdorë vetëm për kopertina revistash,por edhe për profilin e saj në ‘Facebook’. Ajo vjen dhe duket më mirë se sa erdhi në klipet e saj të verës. Nuk dihet ende se pse ajo i zgjodhi ditët e para të vjeshtës për të realizuar këto fotografi

3:56 e paradites | Posted in | Read More »

BMW vjen me modelin e ri X4

Drejtori ekzekutiv i gjigantit të automobilave, Norbert Reithofer, konfirmoi se BMW X4 SUV do të dalë në treg në vitin 2014. “…ekipi ynë ka punuar shumë dhe tashmë ka krijuar një imazh se si do të duket BMW X4”, theksoi Reithofer. Me sa duket, X4 do të ketë dizajn të ngjashëm me BMW X6, një model që është shitur shumë që prej prezantimit në vitin 2008. BMW aktualisht shpreson për një sukses më të madh me modelin e ri X4, i cili do të bazohet mbi shasinë e provuar tashmë të X3. Shefi i kompanisë gjermane konfirmoi se modeli i ri X4 do të jetë rreth 4.65 metra i gjatë – gjatësi e njëjtë me BMW X3. Më shumë detaje mbi X4 do të bëhen publike në muajt që vijnë – pasi zyrtarët e brendshëm pranojnë se tani po punohet në këtë aspekt. Në këtë mënyrë plotësohet edhe seria e BMW-së nga X3 në X6.

3:54 e paradites | Posted in , | Read More »

Google ka hapur rrjetin e vet shoqëror për të gjithë

Google më në fund edhe publikisht ka ofruar përgjigjen e vet ndaj Facebookut. Rrjeti i tij shoqëror Google plus, i cili në tre muajt e fundit ka qenë në dispozicion vetëm për përdoruesit me ftesë të kompanisë ose për miqtë që kanë pasur qasje në të, tani është në dispozicion për të gjithë.
Në deklaratën e publikuar thuhet që për 12 muaj të provave kanë dëgjuar dhe mësuar shumë dhe, edhe pse nuk i kanë kryer gjërat që i kanë pasur plan, konsiderojnë që me përmirësimet e bëra janë të gatshëm që testimet e terrenit të kalojnë në fazën beta dhe të prezantojnë funksionalitetin e vet – regjistrimin e vet.“Tani çdo kush mund të vizitojë google.com/+, t’i bashkohet projektit dhe të lidhet me njerëzit për të cilët kujdeset”, thuhet në deklaratën e të cilët janë numrat rendorë të gazetave me të cilat deri tani numrin e kanë rrumbullakuar në 100.
Google plus është prezantuar në  qershor dhe vlerësohet që qysh në fillim të gushtit ka tërhequr rreth 25 milionë përdorues – të dhënat më të reja nuk janë publikuar. Sa i përket krahasimit, Facebook ka përmbi 750 milionë përdorues, ndërsa Twitter përmbi 175 milionë.
Për të nxitur rritjen e mëtejshme të numrit të përdoruesve të rrjetit të vet, Google vazhdon t’i shtojë mundësi të reja dhe përpiqet ta bëjë më të ndryshme nga të tjerat.
Për këtë arsye ka shtuar disa mundësi të reja.
Si fillim, përkatësisht gazeta me numrin rendor 99 ka përmirësuar kërkimin e temave dhe personave. “Rezultatet e kërkimit përmbajnë edhe gjëra që mund t’i shihni vetëm ju, kështu që ndryshimet brenda familjes gjenden po aq lehtë sa edhe lajmet ndërkombëtare”, përmend kompania.Gazetë tjetër interesantë (numri rendor 93) është mundësia e emetimit publik të video-bisedave grupore (On-air Hangouts). Facebook nuk ka mision të ngjashëm me këtë, ndërsa përdoruesit tani bisedat e veta video mund t’i emitojnë edhe publikisht.
“Rregullimi është i thjeshtë: filloni bisedën në mënyrë normale, ndërsa në dispozicion e keni opsionin për ta emituar ose xhiruar. Kur fillon emetimi në bisedë mund të përfshihen (si zakonisht) deri nëntë persona, ndërsa transmetimin live të bisedës mund ta shikojë çdo kush”, shkruan në njoftim.E treta (nën numrin rendor 92) është që video-biseda grupore tani mund të bëhen edhe përmes telefonave smart që përdorin Android 2.3+, por kjo mundësi shumë shpejt do të përhapet edhe në (iPhone).
Nën numrat rendor 94-98 gjenden mundësitë e shtuara në kuadër të video-bisedave –ndarja e ekranit (screensharing), sipërfaqja për vizatim (sketchpad), dokumentet e Google (Google Docs) dhe bisedat e emëruara (named hangeouts) si dhe interfejsat API për programuesit kreativë. 

3:51 e paradites | Posted in | Read More »

YouTube mundëson konvertimin e videos 2D në formatin 3D

Me dëshirën për ta kompensuar mungesën e përmbajtjes 3D dhe të largojë barrierat të cilat parandalojnë adaptimin masovik të kësaj teknologjie të re, rrjetit më popullor për shpërndarjen e videos YouTube, në mënyrë të konsiderueshme do t’u lehtësojë përdoruesve të vet krijimin e përmbajtjes së videos 3D. Vizitorët e YouTube për këtë gjë nuk do të kenë nevojë për kamera speciale, por vetëm mjet të thjeshtë për konvertimin e videos 2D në formatin 3D. Përmbajta e videos tredimensionale në YouTube nuk është risi. Xhiruesve u është lejuar të vënë videon në formatin 3D, por deri tani u është dashur të përdorin dy kamera dhe të kombinojnë xhirimin me ndihmën e softuerit special – që është proces i komplikuar dhe i gjatë. Mjeti i ri për konvertim të videos 2D në formatin 3D është alternativë mjaft e dobishme për përdoruesit mesatarë. Ky mjet i uebit mundëson konvertimin e cilësdo videoje 2D në formatin 3D me një shtypje në tastierën e mausit pas dërgimit të përmbajtjes. Opsioni mund të gjendet në seksionin “Edit Info“, me zgjedhjen e opsionit “3D Video”. Menaxheri për produkte në kompaninë YouTube, Shenaz Zack Mistry, ka shkruar në ditarin e vet të uebit që përdoruesit “edhe më tej rezultatet më të mira do t’i fitojnë me ndihmën e kamerës 3D, por që kjo është mënyra e re për të shijuar momentet më të bukura”. Për të parë videoxhirimet e konvertuara edhe më tej do të jenë të nevojshme syzet 3D. YouTube po ashtu ka prezantuar dy mjetet e reja softuerike për kameramanë amatorë, të cilët dëshirojnë “të përmirësojnë” videoxhirimet e veta shtëpiake. Mjeti i parë Magisto, i cili paraqet programin e automatizuar për redaktimin e videos, i cili “nxjerr” skenat më të mira nga xhirimet dhe i organizon me sfondin dhe efektet e përshtatshme të muzikës. Mjeti tjetër është Vlix, i cili mundëson hedhjen e efekteve të ndryshme në fillim dhe në fund të videos. Mbi të gjitha, YouTube ka deklaruar që përdoruesit të cilët do të kalojnë procesin komplet të verifikimit të urdhërove (duke përfshirë futjen edhe të numrit të telefonit në lokacion) dhe të cilët nuk kanë prekur të drejtat e autorit (ashtu siç është i paligjshëm përdorimi i këngëve popullore si muzika në sfond të videoxhirimit) do të mundin të kalojnë kufizimin momental të kohëzgjatjes së videoxhirimit i cili është 15 sekonda.

3:48 e paradites | Posted in , | Read More »

Bullgari zbuloi thesarin milionësh teksa po mblidhte mbeturina

Një bullgar 42 vjeçar i cili kishte mbetur pa punë dhe i cili mbijetonte duke mbledhur metale nëpër kontejnerët e mbeturinave zbuloi një thesar të vërtetë me vlerë 1.4 milionë euro.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ky burrë emri i të cilit nuk u bë publik, zbuloi shtatë copë bizhuterie, gjashtë monedha ari dhe dy sëpata nga periudha e bronzit në rrënjët e një lisi në veri të qytetit Svishtova të Bullgarisë.
“Arkeologu i rastësishëm” fillimisht e mbajti sekret zbulimin e tij, por pas disa hetimeve, ai më në fund iu dorëzua policisë. Sipas ligjit bullgar, pronar i artefakteve arkeologjike të kësaj rëndësie është vetë shteti.
“Ky zbulim ndihmon shumë për të zgjeruar njohuritë e tona për periudhën e bronzit”, tha Pavlina Vladkova, arkeologe e muzeut rajonal të provincës Veliko Trnovo për gazetën “24 Casa”.
“Në këtë periudhë, ari, argjendi dhe bakri ishin të njohur, por përdorimi i bronzit mundësoi prodhimin e mjeteve të punës”, sqaroi ajo.

3:43 e paradites | Posted in , | Read More »

Disa nga infeksionet që gratë duhet pasur kujdes

Bikinet e lagura, si dhe peshqirët, janë përcjellësit kryesorë të baktereve dhe viruseve, por këtu bëjnë pjesë edhe zhveshtoret dhe tualetet publike nëpër pishina dhe plazhe, kur përmes tyre kalojnë një numër i madh njerëzish.
Nëse jeni më të ekspozuar ndaj infeksioneve bakteriale, kushtojini më tepër kujdes higjienës tuaj personale, derisa laheni në pishinë.
Gjatë stinës së verës numri i infeksioneve në traktin urogjenital shtohet pasi mikroorganizmat që e shkaktojnë goditen nga të nxehtit dhe lagështia. Për të shmangur këto infeksione të pakëndshme, që godasin sidomos gjatë stinës së verës, së pari duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje higjienës tuaj personale.
Një dush menjëherë pas daljes nga pishina apo deti është mënyra e parë për t’u mbrojtur nga këto infeksione vagjinale.
Bikinet e lagura duhet menjëherë të ndërrohen, ngase mesi i lagësht është mjedis ideal për zhvillimin e mikroorganizmave.
Në plazh, apo në shtrat, gjithmonë të shtriheni mbi peshqirë të pastër dhe të thatë, ngase kostumet e lagura janë pengesë e dobët për të parandaluar bakteret dhe viruset.

3:38 e paradites | Posted in | Read More »

Gjumë i Qetë

Esencat eterike janë shumë të këndshme dhe mjet efikas, me ndihmë të të cilit mund të largojmë të gjitha shqetësimet dhe t’i gëzohemi gjumit të lehtë. Përdorini kur bëni banjë ose vendosni 2-3 pika në një kartopicetë dhe pastaj vendoseni në jastëk. Mos e përdorni një vaj më shumë se dy javë, sepse nuk do të jetë aq efikas.
Esencë kamomili, qetëson dhe ndihmon kur nuk keni gjumë të qetë për shkak të tretjes jo të mirë të ushqimit.
Esencë sherbele, qetëson dhe zvogëlon euforinë, por mos e përdorni nëse keni përdorur më parë pije alkoolike, sepse kjo esencë e përforcon dehjen.
Esencë livande, jo vetëm që qetëson, por ka edhe efekt për qetësim të dhimbjeve. Nëse pagjumësia është e shpeshtë tek ju, kjo esencë është gjëja më e mirë për gjumin tuaj.
Esencë borziloku, çlodh dhe ngroh. Në doza më të mëdha është mjet sedativ, qetësues, por në mëngjes mund të ndjeni se e keni kokën e rëndë, prandaj mos e zmadhoni dozën.
Esencë anasoni, qetëson dhe i lehtëson mendimet dhe ju premton gjumë të qetë.
Esencë trëndafili, e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon mundimin nervor dhe e përmirëson humorin dhe nxit vetëbesimin.

3:36 e paradites | Posted in , | Read More »

Rreziku që sjellin lojërat kompjuterike

Lojërat kompjuterike i shkëpusin fëmijët nga bota e vërtetë dhe i lidhin me botën virtuale, e cila nuk i ngarkon me përgjegjësi. Specialistët paralajmërojnë se te fëmijët mund të shfaqen shenja të depresionit pas disa vjetëve.
Shfaqen shenja të depresionit
Mjekët pohojnë se fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë me këto lojëra, shfaqin shenja depresioni pas disa vjetëve. Studime të shumta të realizuara në Kinë dhe Amerikë tregojnë shfaqjen e shenjave të njëjta te fëmijët apo të rinjtë, tashmë të varur nga lojërat kompjuterike dhe të quajtur si të varur edhe nga prindërit.
Lojëra të tilla e mbajnë fëmijën të lidhur pas kompjuterit pa e kuptuar fare kalimin e kohës dhe duke e ftohur nga jeta jashtë. Me ndihmën e objektivitetit të lojërave, ata largohen nga shqetësimet e jetës së vërtetë dhe nuk shqetësohen për mosrealizimin e përgjegjësive të ngarkuara. Në rastin e mbledhjes së shumë detyrave dhe përgjegjësive përtojnë t’ia fillojnë dhe e ndjejnë mungesën e këtyre lojërave, teksa kur fillojnë të luajnë përsëri ftohen nga bota jashtë duke u mbyllur në vetvete, duke përjetuar ankth social ose depresion.
Organizim i mirë i orarit të lojës
Nënat dhe baballarët duhet të qëndrojnë gjithnjë vigjilent për të mos lejuar dimensionin virtual të mbulojë ose të kalojë mbi përgjegjësit e jetës së vërtetë. Për fëmijët e grupmoshave 10-17 vjeç duhet të bëhet një organizim i mirë i orarit të lojës. Specialistët nënvizojnë faktin që fëmijëve duhet t’u jepet leje të luajnë me këto lojëra pas përfundimit të detyrave të ngarkuara dhe se ndalesat e rrepta krijojnë efekt negativ mbi ta.

3:30 e paradites | Posted in | Read More »

Leo Messi i afohet vendit të dytë si golëshenuesi më i mirë në historinë e Barcelonës

Me tri golat e fundit ditën e shtunë ndaj Atletico Madrid, Leo Messi ka arritur në 192 të shenuar për klubin katalanas.
Hungarezi Ladislav Kubala i cili në në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60-ta të shekullit të kaluar ka shenuar 194 gola.
“Jam shumë i emocionuar se kam mundësi të marr pozitën të cilën deri tani e ka pasë Kubala pasi dua të shkruaj histori tek Barcelona dhe të jem pjesë e saj” ka thënë Leo Messi i cili ka shenuar golin e parë si 17 vjeçar në vitin 2005 kundër Albacete.
“Mendoj se më e rëndësishmja është që të vazhdojmë me fitoret dhe të fitojmë trofe. Kjo është më e rëndësishme se sa statistikat individuale” ka thënë Messi.
Lojtari që ka shenuar më së shumti gola tek Barcelona është Cesaz Rodriguez me 235 gola, ku Messi si 24 vjeçar mund ta arrijë shumë shpejt.

3:24 e paradites | Posted in | Read More »

Van Persie mund të kalojë City

Kapiteni i Arsenalit, Robin van Persie, mund t′i bashkohet ish bashkëlojtarit Samir Nasri tek Manchester City, nëse nuk merret vesh me udhëheqësit klubit për vazhdimin e kontratës.
Sipas mediave angleze, ′Citizens′ janë të gatshëm t′i ofrojnë 35 milion euro për sulmuesin holandez.
Van Persie ka kontratë me ekipin e Arsene Wengerit deri në qershor të vitit 2013. Ai paguhet 100 mijë euro në javë, ndërsa në ekipin e Roberto Mancinit do të mund ta merrte dyfishin.
Ai ka mbetur i zhgënjyer pas largimit të lojtarëve kryesorë, kështu që holandezi mund ta ndjekë rrugën e Fabregasit e Nasrit në janar.

3:21 e paradites | Posted in | Read More »

Albiol nuk largohet nga Real Madrid

Mbrojtësi i Real Madrid, Raul Albiol, ka konfirmuar se ai nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi në janar, edhe pse mediat spanjolle kohët e fundit e lidhnin atë me një kalim në Malaga dhe në ish-klubin e tij, Valencia.
“Aksush nuk më ka thënë se unë do të largohem. Unë dua të punojë shumë për ta ndihmuar ekipin në mënyrat në të cilat unë mundem. Ne duhet të punojmë shumë dhe të qëndrojmë së bashku, sepse ky sezon është shumë i vështirë,”tha mbrojësi qendror i Realit, Albiol.
“Unë përgëzoj tifozët pasi që janë të durueshem me ne dhe që nuk ndalën duke na mbështetur në asnjë moment.”përfundoi Albiol.
Pas fitores së shtunës, gjigandët spanjoll kanë lëvizur në vendin e katërt, një pikë prapa rivalëve të tyre, Barcelonës.

3:20 e paradites | Posted in | Read More »

Owen synon sërish Kombëtaren

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Michael Owen e ka pranuar se momentalisht nuk është pjesë e planeve të selektorit Fabio Capello, por insiston se kurrë nuk do të heqë dorë nga Kombëtarja.
Ish futbollisti i Liverpoolit ka mbetur jashtë që kur trajneri italian e mori në dorë Kombëtaren në vitin 2008, pasi e përshkuan vazhdimisht lëndimet, me çka mbeti rezervist edhe në ekipet ku luajti.
Mirëpo, 31 vjeçari – i cili ka shënuar 40 gola nga 89 paraqitje për ‘Tre Luanët’ – po e shfaq talentin e tij ende, kur i jepet mundësia tek United. Ai shënoi në mesjavë në Carling Cup, në fitoren ndaj Leeds United. Për këtë ish futbollisti i Real Madridit dhe Newcastles shpreson t’ia ndërrojë mendjen Capellos.
“Nuk do të më shuhet kurrë shpresa për Kombëtare. Mirëpo, është e qartë se më dhemb që kam mbetur jashtë që një kohë. Por, nuk do të mërzitem tash që nuk jam në skuadër. Nëse do të kem ftesë sërish, do të jem aty për 5 minuta”, tha Owen.
“Fabio Capello e bënte skuadrën e parë dhe unë qëndroja në bankinë. Mendoja me veten se kjo mund të jetë shenjë se ai nuk llogarit në mua. Herën tjetër nuk isha fare në skuadër, kështu kishte ndodhur. Tash shpresoj të kthehem një ditë sërish”, vazhdoi ai.

3:16 e paradites | Posted in | Read More »

Jonida Maliqi shtatzënë në Kënga Magjike

Edhe pse është në muajin e 6 të shtatzënisë, këngëtarja Jonida Maliqi ka vendosur që të marrë pjesë në Kënga Magjike. Ajo do të paraqitet nesër tek E Diela Shqiptare për të prezantuar këngën e saj të re “Thesar pa emër”.
“Jam vërtet në një moment shumë të lumtur të jetës sime.Dhe më shumë se fjalët këtë mendoj se do ta shprehë kënga ime “Thesar pa emër”, që do të prezantoj të diel, si konkurrente në “Kënga Magjike”. Është një këngë që ia dedikoj djalit tim.”, ka thënë Jonida.

3:02 e paradites | Posted in | Read More »

10 idetë të cilat do të ndryshojnë botën

Me kalimin e viteve teknologjia përparon edhe më shumë, çdo ditë dalin produkte, zbulime të reja të cilat na e lehtësojnë jetën.
Me zhvillimet e reja në fushën e mjekësisë janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe sëmundjet kurohen më lehtë. Së shpejti do të dalin dhe shembuj të rinj në lidhje me këtë. Bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus” bëhet e ditur se gjatë viteve të ardhshme ju presin shumë risi duke filluar që nga televizori i cili kupton gjendjen tuaj emocionale deri tek printerët tredimensional. Lidhja e ngushtë e njeriut me makineritë: nuk është një punë e lehtë injektimi i indit të lëkurës në metalin bionic në dorë. Por studiuesit në universitetin College London po merren me brirët e drerit. Specialistët kanë vendosur fijet e gjata të indit të lëkurës brenda kockës poroze të brirëve.
Kjo bëri të mundur vendosjen e indit rreth brirëve duke pakësuar rrezikun e infeksionit. Krahët ose këmbët artificiale zakonisht mbahen në trungun e pjesës së prerë ose mbështillen me fasha. Fërkimi i shkaktuar kur personi ec në mes trungut dhe këmbës artificiale shkakton skuqje ose plagë. Me ndihmën e teknikës së re shufra prej titani vendoset mire dhe në mënyrë të sigurt dhe këmba ose dora artificiale kapet për këtë shufër. Shufra “vishet” me vrima për të lejuar indin e lëkurës në zonën e prerë të kapet rreth saj.
Lëndë artificiale e programuar: strukturat shumë të vogla protocell të prodhuara në kushte laboratorike mund të lëvizin drejt drites ose njëra-tjetrës. Por këto struktura nuk janë të gjalla. Duke përdorur përbërje të ndryshme molekulare protocell-ët mund të jenë të suksesshëm në funksione të ndryshme p.sh disa prej tyre mund të krijojnë një pjesë të ndërtesës duke thithur dyoksid karboni gaz sere. Edhe tek bojërat e mençura të cilat do të hidhen në përdorim gjatë 3-5 viteve të ardhshme do të ketë nga kjo lëndë. Kjo lëndë do të thithin dyoksidin e karbonit nga atmosfera dhe do ta kthejnë këtë gaz të dëmshëm, i cili shkakton ngrohjen globale, në gëlqere.
Terapi e përshpejtuar kundër kancerit: përshpejtuesit e thërrmijave njihen si aparaturat më të mira në copëtimin e atomeve. Por thërrmijat e rrezeve të energjisë së lartë mund të përdoren dhe në kurimin e kancerit. Gjatë radioterapisë rrezet X-ray djegin qelizat kanceroze por në të njëjtën kohë dëmtojnë dhe qelizat e shëndosha përreth. Tani përdoret përshpejtues thërrmijash për të krijuar jonin karbon ose rrezet proton dhe për të zhdukur ADN-nën e qelizave kanceroze. Thërrmijat përqendrohen në një pikë dhe kështu dëmtojnë më pas indet përreth këtyre qelizave. Me ndihmën e kësaj teknike mund të jepen ilaçe të një doze më të lartë. Terapia Hadron është në hapat e pare të saj por mundësitë që do të krijojë janë gati në Japoni, Evropë dhe Amerikë.
Botime tredimensionale: imagjinoni sikur këpucët e fëmijës suaj i keni shtypur në tredimensional. Ju ngarkoni në kompjuterin tuaj një projekt të krijuar më pare dhe printerët tredimensional e printojnë këtë objekt shkallë-shkallë duke e ndërtuar atë. Ky është një proces i ngadaltë dhe printimi i çdo milimetri mund të zgjasë disa minuta. P.sh printimi i një objekti 25 cm mund të zgjasë 12 orë. Deri sot shtypi tredimensional ishte i kufizuar vetëm me inxhinierinë industriale, sepse është shumë i ngadaltë dhe i shtrenjtë. Çmimi i një printeri tredimensional mund të arrinte deri në dhjetëra mijëra paund. Por tani mund ta gjeni një të tille me 600 paund. Projekti i Universitetit Bath prodhon sisteme dhe programe për printerë tredimensional RepRap. Produktet që do të merrni në projektin me kod të hapur të quajtur RepRap mund t’ju kushtojnë afërsisht 500 euro. Më pas përdorimi i dokumenteve dhe shfrytëzimi i tyre lidhet me aftësinë tuaj elektronike-mekatronike. Nëse do të mund ta bëni këtë atëherë do të përftoni objekte tredimensionale plastike.
Llogari momentale dhe në çdo vend: tek çdo gjë që përdorim duke filluar nga kartat e kreditit deri tek telefonat gjendet teknologjia RFID e përkufizimit me frekuencën e radios. Është metoda e njohje së objekteve në mënyrë automatike dhe individuale duke përdorur frekuencën e radios. Krahas kësaj ne shohim sesi lëndët strukturore përreth nesh mund të vëzhgojnë ndryshimet në gradaçela apo rroba të zgjuara të pajisura me sensorë të cilët ndjekin shëndetin tonë. Hapin e parë të llogaritjes në çdo moment dhe vend e shohim në aparaturat elektronike. P.sh Brenda 10 viteve frigoriferi juaj do të mund t’ju dërgojë një mesazh në telefonin tuaj kur t’i mbarojë qumështi ose kur të bëni aksident makina juaj do të mund të komunikojë me ekipet e ndihmës së shpejtë. Hapi tjetër pas kësaj është shkrirja e njeriut me makineritë. Në këtë mënyrë edhe ne mund të jemi një pjesë e rrjetit. Neurobiologu sintetik Ed Boyden po prodhon një interface optic të trurit. Kështu do të ekzistojnë modele të reja të komunikimit mes njeriut dhe makinës.
Karbon trapping: Prof. Flannery, pohon se në të ardhmen do të ndihet nevoja e pakësimit të karbonit të lëshuar në atmosferë. Ai parashtron dy zgjidhje për këtë : zgjidhja e pare : këtu dyoksidi i karbonit ngjeshet nën tokë. Por pompimi I tij prej këtu është shumë i kushtueshëm dhe i vështirë. Ndërsa zgjidhja tjetër është krijimi i biochar. Është një lloj rregullatori toke i cili përmban karbon të aktivizuar të krijuar si pasojë e djegies së lëndës organike me pak ose aspak oksigjen. Një pjesë e lëndëve brenda lëndës organike largohen në trajtën e gazit nën presionin e një nxehtësie dhe presioni të lartë dhe pas mbetet lënda e zezë karbon ose biochar me përbërje të lartë karboni me mikropore. Megjithëse biochar është i njëjtë me qymyrin nuk përdoret për nxehje. Biochar është një formë e mineralizuar nga karboni. Për këtë arsye nuk prishet dhe nuk lëshon dyoksid karboni në atmosferë. Mbetet në tokë për mijëra vite. Biochar pasuron token dhe parandalon hemorragjinë e trurit.
Concscioumeter: me ndihmën e EEG dhe fMRI njohim trurin në gjendje active (kur lëvizim) . por ky aparat mund të kuptojë ndryshimin në mes një njeriu në komë dhe një të sëmuri me sindromën e bllokimit ( personi i cili nuk mund të lëvizë por është zgjuar dhe ndjen çdo gjë përreth). Krahas kësaj ky aparat do të ndihmojë në parashikimin e ekzistencës së vetëdijes së një kafshe apo kompjuteri.
Kompjuterët Quantum: pas zbulimit të Moores Low në vitin 1950 numri i tranzistorëve mbi mikroçipët dyfishohej çdo dy vjet. Por ekipi kërkimor i universitetit Kalifornia pohoi se krijimi i një çipi të vogël mund të zgjidhë problemet e jetës së vërtetë. Këta kompjuter do të aktivizohen në formën e vërtetë. Puna më e rëndësishme e kompjuterëve Quantum është të përdorin algoritmat për të modeluar strukturat fizike. Televizor që kupton gjendjen tuaj emocionale: së shpejti do të shpëtoni nga kontrollimi i kanaleve dhe nga pavendosmëria në përzgjedhjen e një kanali. Sepse televizori do të mund të gjejë programin më të përshtatshëm për ju dhe gjendjen tuaj emocionale. Kamera e vendosur brenda televizorit do të zbulojë qëndrimin dhe shprehjen e fytyrës suaj dhe do të gjejë një stacion të përshtatshëm me to.

2:58 e paradites | Posted in , | Read More »

Pse janë të mira vishnjet

Lexoni arsyet se pse duhet te hani vishnje..
1. Mbrojnë nga disa forma të kancerit.
2. Zvogëlojnë rrezikun nga infarkti i zemrës. Vishnjat pengojnë oksidimin e kolesterolit të dëmshëm LDL, i cili i dëmton enët e gjakut. Për të pasur zemër të shëndoshë, hani sa më shpesh vishnja.
3. Duke ndikuar në zvogëlimin e arteriosklerozës, vishnjat sigurojnë që të kemi enë të shëndosha të gjakut dhe mbrojnë nga pika në tru.
4. Meshkujt që duan të kenë fëmijë, duhet shpesh të hanë vishnja.
5. Për shikim të mirë, hani vishnja, meqë ato kanë ndikim pozitiv në sy.
6. Përmbajnë kumarinë dhe zvogëlojnë prirjen e gjakut që të trashet, duke zvogëluar kështu rrezikun nga tromboza.
7. Për shkak të përqindjes së lartë të kaliumit, nxisin nxjerrjen e lëngjeve dhe ndikojnë në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.
8. Vishnjat i zvogëlojnë proceset inflamatore në organizëm, duke lehtësuar kështu vështirësitë te sëmundjet inflamatore reumatike, para së gjithash te artriti reumatoid.
9. Përmbajnë sasi të mëdha të hekurit, i cili ndihmon kundër anemisë.

2:46 e paradites | Posted in | Read More »

Edhe zyrtarisht janë femrat më të dëshiruara në botë

Pas shumë femrave të bukura që kanë zbukuruar ballinat e tyre, revista “GQ”, ka përpiluar listën e femrave më të bukura këtë vit, më saktësisht, ato janë femrat më të dëshiruara në botë për vitin 2011.
Në top-dhjetëshe gjendet emrat e Irina Shayk, Kim Kardashian, Gisele Bundchen, Rihanna, Jennifer Aniston, Jessica Biel, January Jones, Adriana Lima, Lea Michele dhe Dianna Agron.
Irina Shayk
E dashura e futbollistit Christiano Ronaldo, vërtetë e ka merituar të kryesojë këtë listë, pasi ajo ka një trup jashtëzakonisht seksi, por edhe një pamje ekzotike dhe kudo që paraqitet, ajo tërheq vëmendjen e të gjithëve, ndërsa paraqitja e saj në fushata reklamimi të veshjeve të brendshme, vetëm sa ia rrit popullaritetin.
Kim Kardashian
Kushdo që ka pasur rastin që ta shikojë porno-filmin privat të Kim Kardashianit, e ka kuptuar se zeshkania jo vetëm që ka një trup bombë, por është e jashtëzakonshme në dhomën e gjumit, prandaj pozita e dytë është më se e merituar.
Gisele Bundchen
Jo kot është supermodelja më e paguar në botë dhe kjo për ‘fajin’ e trupit të jashtëzakonshëm, i cili përveç që e ka bërë të famshëm, e ka bërë të dëshirueshme nga meshkujt dhe kreatorët e modës.
Rihanna
Kudo që paraqitet, shkakton rrëmujë, kjo për shkak të veshjeve dhe sjelljeve kontroverse, ndërsa edhe në videospote është jashtëzakonisht provokuese. Të gjitha këto kanë bërë që ajo të jetë lartë në listën e femrave më të dëshirueshme për vitin 2011.

4:34 e paradites | Posted in | Read More »

Reka nuk çan kokën për Tunën?

Divorci nga këngëtarja Tuna Sejdiu duket se nuk ia ka prishur aspak humorin Rilind Rekës.
Ai për të cilin fliste e gjithë Prishtina në atë kohë dhe konsiderohej si “gjahu” i Tunës, këto ditë po përjeton aventurat më të çmendura rinore. Rilindi nuk e çan kokën që ka humbur një nga femrat më të dëshiruara të estradës, madje nuk mërzitet që së bashku me familjen e tij harxhuan më shumë se 100 mijë euro për organizimin e ceremonisë martesore. Dëshiron t’i bëjë qejfin vetes, e ndoshta edhe martesa e lidhja e tij njëvjeçare si duket ishte një nga aventurat që kishte dashur ta përjetonte me çdo kusht.
Edhe Rilindi vazhdon të mbetet “single” për momentin, por së bashku me shoqërinë e tij është duke përjetuar aventura të ndryshme në pushime, me vetura sportive, tatu e shumë gjëra të tjera. Se si do të rrjedhë jeta e tij dhe e Tunës tani e tutje, pritet të shihet.

4:33 e paradites | Posted in , | Read More »

Besnikëria, sjellje e lindur apo e fituar?!

Në disa shoqëri, besnikëria e bashkëshortit është një nga vlerat kryesore. Në disa shoqëri të tjera mbizotëron poligamia. Shumica e këtyre shoqërive e dënojnë shkeljen e kurorës. Në çdo rast besnikëria është një sjellje e natyrshme. Në mbretërinë e kafshëve ka mbizotëruar praktika e dashurisë së lirë. Meshkujt dhe femrat e llojeve të ndryshme shumëzohen me shumë partnerë. Sipas Gerard Leleu, tek njerëzit besnikëria është bazë biologjike e zhvilluar si instinkt i tërheqjes që në fëmijëri. Tek të rriturit demonstrojnë një nevojë për të qenë në kontakt në anën instinktive dhe afektit seksual. Për anën psikologjike dhe shpirtërore, Gerard Leleu vë në dukje se nevoja për siguri është përfundim i një ëndrre të madhe dashurie, dashuri shpirtërore e cila na bën të jemi besnikë.
Tradicionalisht të jesh besnik do të thotë të kesh vetëm një partner në sferën e tërheqjes seksuale dhe psikologjike. Kur martesa është e bazuar në pika të tjera dhe për qëllime të tjera, jo në dashuri, gruaja duhet të tregojë besnikëri absolute për të mos u dënuar, izoluar, futur në burg apo vrarë, ashtu siç e praktikojnë disa shoqëri. Besnikëria është një fenomen që evoluon ashtu si shoqëria. Gratë pas luftës së tyre për emancipim, për afrim me botën e punës, kanë fituar një liri të re në drejtimin e emocioneve seksuale. Tashmë të femrat e pabesa nuk janë më një tabu. Gjatë jetës humbën detyrimet morale (fetare dhe civile), u hoqën kërcënimet për tradhti bashkëshortore.
Tashmë nuk ka detyrime për besnikëri në një lidhje, por ndjenja e dashurisë dhe dëshirës për partnerin. Tashmë martesa është e bazuar kryesisht tek ndjenjat, megjithatë bashkimet e njerëzve janë më pak të qëndrueshme. Megjithatë, po shohim një rritje të numrit të njerëzve që bëjnë jetë të dyfishtë apo të trefishtë e shkaktuar kjo nga nevoja për ndryshim dhe dëshira për të kombinuar stabilitetin e martesës me atë që quhet “djegia e jetës”. Edhe pse besnikëria është duke humbur terren gjithnjë e më shumë , kjo sjellje nuk duket se po zhduket. Për 70% të grave përkufizimi i lumturisë është të ketë një burrë të ardhshëm, besnik.

4:19 e paradites | Posted in | Read More »

Lëshim në aplikacionin e Skype për iOS

Një lëshim i keq i sigurisë në aplikacionin e Skype për iOS mund të shkaktojë që informatat personale të përdoruesve të vidhen.
Lëshimi në skriptën XSS (Cross-Site Scripting), i demonstruar në videon e mëposhtme është i pranishëm në versionin e Skype 3.0.1 dhe në versionet e mëhershme të këtij aplikacioni për iOS.
Ai mundëson që një sulmues të krijojë një kod të dëmshëm në JavaScript që vihet në funksion kur përdoruesi shikon një mesazh tekstual në një bisedë chat’i në Skype. Kodi mund të përdoret për t’iu qasur cilido skedarë që vet aplikacioni i Skype ka qasje në të, duke përfshirë librin e adresave në iPhone’in tuaj.
Shpjegimi teknik për lëshimin mund të lexohet këtu. Skype është në dijeni për këtë lëshim dhe veçse është duke punuar për të gjetur një arnim. “Ne jemi duke punuar me kapacitetet tona të plota për të arnuar këtë problem të raportuar dhe në versionin e ardhshëm që shpresojmë ta kemi gati sa më shpejtë besojmë se do të jetë i rregulluar” ka thënë Skype në një deklaratë.

4:16 e paradites | Posted in | Read More »

Me Bada, Samsung mund të synojë produktet e saja “Smart TV”

Samsung Electronics nuk do të blejë MeeGo, por kjo nuk do të thotë se nuk ka plane për zhvillimin e sistemit të saj operativ, Bada.
Sistemi operativ Bada i dizajnuar për telefona mobil dhe telefona të mençur mund të jetë pak i njohur në vende të ndryshme të botës, edhe pse pa statistika zyrtare në Kosovë ka një pjesëmarrje të mirë në treg falë produkteve të lira të ofruar nga Samsung nën këtë sistem operativ. Shumica e celularëve të Samsung kanë marrë megjithatë Android’in por planet për të hapur sistemin operativ Bada para zhvilluesve në vitin 2012 duket se janë të vërteta. Wall Street Journal ka theksuar qëllimet e kompanisë për të sjellë Bada’n në tregun konkurrues.
Tani në versionin 2.0, pajisjet me Bada përfshijnë produkte të serisë Samsung Wave. Por sipas skenarit të parashikuar mund të ndodh që Bada të bëhet një sistem operativ më i qëndrueshëm nën ndihmën e zhvilluesve dhe kësisoj mund të ndihmojë në krijimin e llojeve të dallueshme prej sistemit operativ Android të Google. Samsung mund të përdorë një Bada më të fuqishëm për të fuqizuar linjën e saj të televizorëve SmarTV, dhe përveç kësaj edhe produktet tjera si tabletët.
Bada sigurisht mund të kontribuojë në luftën e Samsung për të mos u bazuar shumë në Android, në veçanti pas blerjes së Motorola’s nga ana e Google. Motorola tani pritet të përfitojë veçori të reja për Android dhe të mira tjera para të tjerëve, kështu që partnerët si HTC e Samsung do të jenë të përballur me faktin se duhet të jenë më të dalluar apo të ndjekin nga prapa.
Edhe HTC nuk është duke qëndruar anash dhe ka disa produkte në taborin e Windows Phone, dhe së fundi ka pranuar se është e hapur për të pasur edhe një sistem operativ të vetin.
RIM në anën tjetër me BlackBerry OS, si dhe Palm me Hewlett-Packard me sistemin operativ WebOS e Nokia me sistemin operativ me bazë në Linux MeeGO, janë në dijeni se shitja dhe mirëmbajtja e suksesshme dhe rapide e një sistemi operativ nuk është e lehtë. HTC duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron të blejë, e Samsung duhet të ecë shtruar drejt biznesit të sistemeve operative.

4:15 e paradites | Posted in | Read More »

Përtypni çdo kafshatë ushqimi për 40 herë për të humbur në peshë!

Përtypni më shumë herë para se të gëlltisni ushqimin, kështu këshillojnë nutricistët. Dhe, në fakt kanë të drejtë. Një hulumtim i ri e vërtetoi këtë se njerëzit që më shumë e përtypin ushqimin “importojnë” më pak kalori në trupin e tyre.
Hulumtuesit kinez kanë vërtetuar se njerëzit të cilët përtypin çdo kafshatë nga 40 herë, konsumojnë 12% më pak ushqim për dallim me ata të cilët çdo kafshatë e përtypin nga 15 herë.
Besohet se përtypjen e ushqimit “e ndalon” parangrënia, sepse truri ka kohë të mjaftueshme për ta pranuar informacionin se jeni të ngopur. Gjithashtu, përtypja e gjatë e zvogëlon nivelin e hormonit Ghrelin – hormoni i urisë.
Për ta konstatuar këtë, hulumtuesit kishin bërë dy eksperimente me 16 meshkuj të “trashë” dhe 14 “të dobët”. Gjatë eksperimentit të parë, vullnetarët ishin inçizuar deri sa hanin që të vërtetohet se si ata e përtypin ushqimin dhe kur e gëlltisin atë. Ishte vërtetuar se edhe pjesëmarrësit e dobët dhe ata të trashë kishin përtypur me shpejtësi në njejtë, por ata më të trashë, më herët e kishin gëlltitur ushqimin.
Në eksperimentin e dytë të gjithë vullnetarët është dashur të konsumojnë 2 ngrënie. Gjatë ngrënies së parë ata duhej që çdo kafshatë ta përtypin nga 15 herë, kurse gjatë ngrënies së dytë – nga 40 herë. Përfundimi ishte se kur vullnetarët kishin përtypur çdo kafshatë nga 40 herë, kishin konsumuar 11,9% më pak kalori, pa dallim se a kanë qenë të dobët ose jo.
Enët e gjakut kishin treguar se kur vullnetarët kanë përtypur nga 40 herë, kishin pasur edhe nivel më të ulët të hormonit Ghrelin.
Hulumtuesit këshillojnë se ngrënia e ngadalshme është e thjeshtë, por edhe mjaft efikase për zvogëlimin e problemeve me peshën.
Nëse një njeri mesatar për një vit e redukton konsumimin e kalorive me 12%, ai/ajo do të dobësohet 11 kilogram. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se humbja e peshës realisht është më e vogël sepse njeriu mesatar (me peshë) rregullisht konsumon edhe ushqim i cili nuk përtypet, si që është supa ose farat e lulediellit.

4:10 e paradites | Posted in | Read More »

Çka është duke përgatitur Apple?

Mediet janë duke shkruar me të madhe këto ditë për lansimin e iPhone 5, por “Apple” do të mund të na befasojë edhe me dy pajisje të reja.
“CNET” e citon Mark Moskowitz-in, analistin e punësuar në “J. P. Morgan”, i cili thotë që mund të paraqiten dy iPhone të rinj: njëri që do të jetë model me pamje krejtësisht të re dhe tjetri i cili do të jetë iPhone 4 i ripërpunuar, i cili do ta ketë emërtimin iPhone 4-plus. iPhone 5, parashikon Moskowitz, do të jetë më i lehtë dhe më i hollë dhe do të mbështet standardet GSM dhe CDMA, që të mund të shfrytëzohej në tërë botën.
Modeli 4-plus do të bazohet në modelin ekzistues, deri dikur të përmirësuar dhe më shumë të drejtuar kah tregu kinez. 3GS do të përfshihet në modelet më të lira të të tanishmit iPhone 4, pret analisti i “J. P. Morgan”.
A do ta lansojë versionin e ri të iPad-it?
Moskowitz konsideron se kompania nga Cupertina nuk ka arsye për nguti, marrë parasysh që nuk ka konkurrencë serioze.
Gjatë vitit është folur se “Apple” do ta lëshojë iPad 3 në treg, gjatë kohës para festave të fundvitit.
Ai do të duhej të ishte model i veçantë me rezolucion të lart të ekranit, ndërsa është paralajmëruar edhe modeli më i hollë me ekran të përmirësuar, i emërtuar iPad 2 Plus. Deri te fillimi i verës shumica e këtyre spekulimeve u “veniten”.
U tregua se iPad i ri me siguri që nuk do të jetë i gatshëm deri në fund të vitit të ardhshëm pasi që është e vështirë të prodhohet ekrani me rezolucion aq të madh sa i nevojitet “Apple-s”.
Madje as procesori katërbërthamësh i gjeneratës së re “A6” po ashtu nuk do të jetë i gatshëm deri te mesi i vitit të ardhshëm, që do të thotë që pajisjet e reja, nëse do të hidheshin më herët në treg, do të duhet të shfrytëzojnë procesorët e njëjtë si pajisjet e tanishme.
iPhone 5 prezantohet në fund të muajit
Sa i përket iPhone-ve të rinj, Moskowitz nuk është i pari që hodhi parashikimet e këtilla, diçka ngjashëm paralajmëroi edhe analisti i “Deutsche Bank” gjatë qershorit.
Konfirmim të pjesërishëm fitoi pasi që faqja vietnameze “Tinhte” e publikoi incizimin e iPhone 4 të bardhë nga plastika. Faqja e njëjtë arriti edhe deri te iPhone 4 para lansimit zyrtar.
Për këtë, qe disa kohë spekulohet se dy modelet e reja të iPhone-t do të jenë pjesë e ofertës për të cilën flitet në telekomët kinez. Pritet që Apple iPhone 5 do të lëshohet në shitje gjatë tetorit, ndërsa do të prezantohet në fund të këtij muaji.

4:03 e paradites | Posted in , | Read More »

Cilin sport ta zgjedhë fëmija?

Në fillim fëmija duhet lënë i lirë të zgjedhë atë sport që e zbavit më shumë, megjithëse ju, si prindër, mund të mos ju pëlqejë. Është shumë e rëndësishme që ta lini atë të zgjedhë lirshëm, pa ushtruar presion mbi të.
Konsultohuni me fëmijët
Pyeteni fëmijën nëse kërkon të bëhet pjesëtar i ndonjë skuadre apo preferon sporte atomike, d.m.th. ato sporte që nuk janë të organizuar në skuadra, sikurse p.sh është futbolli (një sport masiv). Sport atomik mund të jetë noti, tenisi etj. Vërtetoni nëse i pëlqejnë sporte me kontakt të fortë fizik (p.sh. basketbolli, futbolli etj) apo të tjerë me më pak kontakt të tillë (si p.sh. noti, volejbolli etj.).
Sporti në harmoni me zhvillimin e fëmijës
Prindërit së bashku me fëmijët duhet vazhdimisht të kontrollojnë favoret dhe disfavoret e sporteve në grupe dhe tyre atomike. Këto të fundit e kanë të domosdoshme konkurrencën me vetveten, duke rritur kështu vetëbesimin tek fëmija, ndërsa sportet në grup përmbushin nevojën shoqërore të fëmijëve dhe u japin kënaqësinë e pjesëmarrjes në një përpjekje masive.
Natyrisht në këto sporte kërkohen karaktere të fortë, pasi në grup zhvillohet shumë ndjenja e konkurrencës midis pjesëtarëve. Sporti që do të zgjedhë fëmija duhet të ketë lidhje direkte me zhvillimin trupor dhe shpirtëror të tij. Sa më shumë harmoni të ekzistojë midis sportit dhe trupit aq më të mëdha janë edhe të mirat për fëmijën.

3:58 e paradites | Posted in | Read More »

Ecja e shëron depresionin

Rezultatet e studimit të ri të shkencëtarëve portugezë kanë bërë të ditur se aktiviteti i përditshëm fizik është disa herë më efikas në luftimin e depresionit sesa terapia me ilaçe.
Studimi i grupit të shkencëtarëve nga Portugalia i bërë me 150 të anketuar ka treguar se aktiviteti mesatar fizik përmirëson gjendjen e pacientëve të cilëve nuk u ndihmojnë antidepresivët.
Pjesëmarrësit në eksperimentin kanë vazhduar me marrjen e terapisë së rregullt, por me këtë rast në mënyrë të domosdoshme kanë stërvitur për çdo ditë. Disa kanë ecur shpejtë nga 30 deri 45 minuta, ndërsa të tjerët kanë bërë ushtrime.
Rezultatet kanë treguar se gjendja e tyre është përmirësuar për 26 për qind në krahasim me periudhën para se të fillojnë me stërvitjen.
Aktiviteti fizik përveç asaj që ndihmon në shërimin e depresionit, shkencëtarët theksojnë se stërvitja, si dhe ecja e shpejtë janë parandalim i shkëlqyeshëm për shëndetin mental.

3:53 e paradites | Posted in | Read More »

Lamborghini lodër më i shtrejtë se i vërteti

Një model ne proporcionin 1:8 me një Avendator real, i punuar me platin dhe gurë te çmuar, do te dale ne ankand ne dhjetor nga Sotherby ose ne Dubai ose ne New York, duke filluar nga një çmim 3.5 milion paund ose 4.8 milion euro, afër 12 here me shume se sa çmimi i Avendatorit te vërtetë, i cili kushton 370.000 deri ne 400.000 dollarë.
Për te anashkaluar ankandin ju mund ta merrni atë për 4.5 milion ose 6.17 milion dollarë.
Robert Gülpen shpenzoi rreth 500 ore për te përfunduar këtë mini-model. Gülpen është një inxhinier mekanik 52-vjeçar ne Gjermani i cili filloi te beje modele makinash qe ne 1990. Ky model i veçante – me i shtrwenjti ne bote – po ekspozohet ne një kuti me xham antiplumb ne Frankfurt Auto Show nga 15-25 shtator.

3:45 e paradites | Posted in | Read More »

R.E.M ndalon muzikën

Rok grupi R.E.M. ka vendosur të ndalojë muzikën, pas 30 vjetësh punë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë grupi në web-faqen e tij zyrtare.
R.E.M ka publikuar 15 albume që nga formimi në vitin 1980. Grupi ka depërtuar lart në fillim të viteve ’80 me hitin e tij “Radio Free Europe”.
Në dhjetor të 1987-ës, revista Rolling Stone ka publikuar bendin në ballinat e saj, duke e quajtur “Grupi më i mirë Rock&Roll në Amerikë”.

3:38 e paradites | Posted in | Read More »

Vetura me gur të çmuar-më e shtrenjtë në botë

Në listë kushton 3 mijë dollarë dhe është një prej auto-veturave më ekonomike të të gjithë kohërave.
Megjithatë çmimi i Tata Nano tani mund të arrijë deri në 3.3 milionë euro.
Natyrisht nuk bëhet fjalë për versionin full-optional, por të një auto-veture tepër speciale të krijuar me ndihmën e tridhjetë bizhuterive për të celebruar 5 mijë vite të gurëve të çmuar indian.
Artizanët kanë ndërmarrë karrocerinë me 90 kilogramë ar 22 karatësh, 15 kilogramë argjend, mijëra diamante dhe gurë të çmuar.
Këto janë arsyet që shpjegojnë çmimin e veturës indiane.
Gati dy vite para daljes së veturës me kosto të ultë, e prodhuar dhe shitur në Indi në mars të 2009, grupi Tata ka lançuar këtë version duhet thënë shumë të çmuar.
Një hap me të vërtetë i rëndësishëm nëse konsiderojmë që versioni origjinal mbështet tek një karroceri totalisht plastike, e cila forcohet vetëm me inkuadrim çeliku.

3:37 e paradites | Posted in | Read More »

SHBA, sa e vështirë është të bëhesh doktor…

Nga gara për t’u futur në shkollë, te studimet e vështira. Një nga vendet e botës ku nuk është e lehtë të bëhesh mjek, është edhe Amerika. Ja se çfarë duhet të “heqin” studentët, që në të ardhmen duan të bëhen doktorë me emër
Mjekësia është një degë e vështirë, këtë e dimë të gjithë dhe për t’ia arritur qëllimit na duhet shumë punë. Një nga vendet e botës, ku nuk është e lehtë të bëhesh mjek, është edhe Amerika. Hapi i parë që duhet të ndjekësh është frekuentimi i një shkolle mjekësore. Më shumë se 120 shkolla amerikane ofrojnë programe studimore për ata që duan të bëhen doktorë në të ardhmen. Studentët mund të marrin informacione për shkollat mjekësore nga shumë burime. Njëri prej tyre është një publikim i titulluar “The Princeton Review”, që jep informacione rreth kolegjeve, programeve të studimit dhe punëve të ndryshme. Sipas “The Princeton Review”, gara për t’u futur në shkollat mjekësore është shumë e fortë. Këto institucione presin jo më shumë se 60 mijë prurje të reja çdo vit, edhe pse kërkesat janë sa dyfishi e ndonjëherë trefishi i kësaj shifre. Shumica e atyre që kërkojnë të studiojnë për mjekësi janë femra. Pjesa më e madhe e tyre konkurrojnë në disa shkolla njëkohësisht. Testet që bëhen në mënyrë elektronike japin përgjigjen në kohë reale. Aplikantët testohen kryesisht në shkenca biologjike dhe fizike, përveç pyetjeve logjike dhe një eseje. Për më tepër ata duhet të kenë mbaruar shkollën me rezultate shumë të mira. Ata që duan të bëhen mjekë zakonisht studiojnë shumë biologji, kimi dhe shkenca të tjera. Shumë studentë punojnë për një apo dy vjet në fushën e mjekësisë para se të futen në shkollën e mjekësisë. Për më tepër para se të fillosh studimet duhet të kryesh një intervistë apo takim të drejtpërdrejtë të detyruar me profesorët. Intervistuesi kërkon të dijë nëse personi i interesuar i kupton kërkesat e jetës si një student mjekësie apo doktor i ardhshëm. Për më tepër ata duan të dinë synimet e këtyre studentëve në jetën e tyre kushtuar mjekësisë. Një tjetër problem për ata që vendosin të studiojnë mjekësi në Shtetet e Bashkuara janë edhe paratë. Të arsimohesh për mjekësi mund të kushtojë shumë. Një vit në një kolegj mjekësor privat mund të kushtojë 40 mijë dollarë ose edhe më shumë. Kostoja mesatare në një shkollë publike mjekësore kap shifrën e më shumë se 15 mijë dollarëve. Shumë prej studentëve janë të detyruar të marrin kredi për të mbaruar studimet. Mjaft prej tyre e përfundojnë shkollën të zhytur në borxhe. Amerikanët bëhen mjekë duke u futur në ushtri, në marinë apo në shërbimin shëndetësor publik. Në këtë rast atyre nuk u duhet të paguajnë shumë, por në shkëmbim u duhet të kalojnë shtatë vjet në shërbimin qeveritar. Por doktorët janë ndër njerëzit më të paguar në Amerikë. Mjekët në qytete të mëdha, të specializuar në shërbime të tilla, si për shembull okulistika, fitojnë më shumë se të tjerët. Të tjerë, në lagjet më të varfra, zakonisht fitojnë më pak. Pjesa më e madhe e studentëve i kalojnë pothuajse dy vitet e para të shkollës në dhomën e studimit. Fillimisht ata mësojnë gjithçka për trupin dhe pjesët e tij. Po ashtu ata nisin të studiojnë si t’i njohin dhe trajtojnë sëmundjet.
Në vitin e tretë ata nisin të punojnë me pacientët nëpër spitale. Doktorët më me eksperiencë që kanë trajtuar shumë pacientë gjatë punës së tyre shërbejnë si guidë për këta të rinj që duan të bëhen mjekë në të ardhmen.
Gjatë vitit të katërt, studentët nisin të kontaktojnë me spitalet e ndryshme për trajnimet shtesë që do t’u duhen, pasi të mbarojnë shkollën. Rivaliteti për të punuar në ndonjë spital me emër është i jashtëzakonshëm. Pjesa më e madhe e shteteve në Amerikë kërkojnë të paktën një vit eksperiencë në një spital, pasi ke mbaruar shkollën e mjekësisë. Por, siç e thamë, nëse arrin të fitosh emër dhe të punosh në një spital të mirë të ardhmen e ke të garantuar. Shërbimi që ofrohet është thuajse perfekt dhe gabimet në trajtimin e sëmundjeve janë të rralla. Për më tepër të hapen shumë dyer, për të qenë nëpër qendra kërkimore dhe shkencore. Të gjitha mundësitë mund të ofrohen, pavarësisht se nga vjen apo çfarë ngjyre ke. Nëse e meriton mund të japësh mësim edhe në universitetet më të mira për mjekësinë në vend. Por për të arritur të gjitha këto, mbi të gjitha të duhet shumë punë dhe një jetë e tërë kushtuar vetëm mjekësisë.

3:35 e paradites | Posted in | Read More »

Facebook përsëri me ndryshime!

Facebook-u lansoi një seri ndryshimesh në News Feed-in, ndërsa e shtoi edhe opcionin “ticker”. Qëllimi i ndryshimeve që filluan prej dje të aplikohen është që vazhdimisht t’ju mbajë në hap me ngjarjet më kryesore të miqve tuaj edhe në qoftë se nuk jeni kycur disa ditë.



 
Ndryshimet e reja janë bërë që asnjëherë mos ti humbisni të rejat më kryesore në News feed – raportoi për Mashable, produkt menaxheri Kit Shaht.
Ndryshimi i parë është bërë për t’ju mundësuar ti shihni të gjitha ngjarjet e mëdha të miqve tuaj, që nga koha e fundit kur jeni kycur, pa marë parasysh se a ka qenë para tre minutave apo para tre javëve. Facebook thotë se News feed do të funksionojë si një lloj ditari personal.
Për ta bërë këtë janë hequr opcionet Top Stories dhe Most Recent nga pjesa e sipërme e News feed dhe janë zavendësuar me një zgjidhje më intelegjente e cila e përshtat përmbajtjen sipas kycjes suaj së fundit. Nëse tre ditë nuk keni hyrë në facebook, në hyrje sapo të kyceni do ti shihni ngjarjet kryesore të rrjetit tuaj-kjo do të thotë se nuk do ti humbisni ndryshimet kryesore në “relationship” statusin e miqve tuaj ose simpatisë suaj, do të jeni në hap me fotografitë e reja të vendosura, ose me vendimet kryesore të jetës së miqve tuaj.
Të varurit të cilët vazhdimisht janë në facebook në News feed-in e tyre do të kenë përmbajtje në rradhitje hronologjike. Rrjeti social gjithashtu mundëson që të specifikoni se cka do të jetë lajmi kryesor në “feed”in tuaj me nënvizimin e aplikacionit “top story”.
Ndryshimi i dytë ka të bëjë me mënyrën se si janë të paraqitura fotografitë në News feed. Të themi thjesht fotografitë do të jenë më të mëdha dhe më mbreslënëse. Kjo gjë edhe ishte një nga kërkesat kryesore të përdoruesve. Qëllimi i këtij ndryshimi është që fotografitë të dalin në plan të parë.
Ndryshimi i fundit është futja e “ticker”it mbi chatin në anën e djathtë. Kjo gjë është “feed” që ju informon me të gjitha të zhvillimet në rrjetin tuaj. Ndryshe nga News feed opcioni që është fokusuar në të kaluarën, ticker opcioni fokusohet në ngjarjet aktuale. Në thelb kjo gjë është zavendësim për funksionin Most Recent.

3:31 e paradites | Posted in , | Read More »

Real Madridi përsëri zhgënjen, flet Xabi Alonso

Xabi Alonso i cili kompletoi edhe ndeshjen e 100-të me mbretërit,pas ndeshjes kundër Racingut tha se nuk duhet të hubet besimi dhe se duhet të vazhdojmë më tutje. 
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk mundëm të marrim 3 pik nga ky udhëtim, por gjithçka do të normalizohet nëse ne fitojmë të shtunën, ne jemi një ekip i bashkuar dhe do të vazhdojmë përpara. Levante dhe Racing kanë qenë dy ndeshje të ndryshme  të dyja të vështira por Racing u mbrojt më shumë, ne kemi luftuar shumë por nuk arritëm të shënojmë. Futbolli nuk është matematik, në ndonjë ndeshje luan mirë dhe fiton, ndërsa tjetra humbet ose barazim, por duhet ta mbajmë kokën lartë të vazhdojmë përpara sepse ka edhe shumë ndeshje për tu luajtur”, ka thënë, Xabi Alonso.

3:28 e paradites | Posted in | Read More »

Lojtarët kundër Mourinhos, pro Khediras

Krizë besimi në klubin mbretëror. Lojtarët e Real Madridit dalin kundër trajnerit kontraverz , Jose Mourinho. Përçarjet i zbulon gazeta më e madhe spanjolle “El Pais”.
Yjet e klubit janë të pakënaqur që Mourinho fajësoi Khediran për humbjen nga Levante për shkak të humbjes nga Levante.
“Kishte instruksione të qarta nga Mourinho për atë që duhej bërë. Njëra ishte që kur ata të ndërhynin ndaj nesh të protestonim para referit për t’i bindur që ta ndëshkojnë kundërshtarin. Kur do të ndërhynim ne duhej bërë zhurmë që ta mbrojmë bashkë-lojtarin.”, ka thënë një lojtar në kushte anonimiteti. Dhe, pikërisht këtë e kishte bërë Khedira – mbrojti Di Marian, për çka e mori kartonin e dytë të verdhë. Pra, ai bëri pikërisht atë që i tha Mourinho, por nga vetë ai pas ndeshjes u la si fajtor për humbjen.Ky është një akt që ka shqetësuar dukshëm lojtarët që i kanë dalë Khediras në krah, duke dalë kundër taktikave të ndyra të trajnerit të tyre.

3:28 e paradites | Posted in | Read More »

Shaqiri shënon, Baseli fiton

Skuadra zvicërane Basel, ka shënuar fitore të thellë ndaj ekipit të sapoinkuadruar në ligë, Laussane, me rezultat 6-0. Edhe në këtë ndeshje u paraqit supertalenti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili arriti të shënoj një gol.
Golin e vetëm Shaqiri e shënoj në minutën e 52, që ishte goli i pestë  për Baselin në këtë takim. Shaqiri përvec golit pati një paraqitje fantastike në këtë takim dhe kjo vjen në momentin më të mirë kur ai është shëndrruar në një lojtar shumë të rëndësishëm për kombëtaren zvicërane dhe për ekipin e Baselit. Mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar nga klube të ndryshme evropiane.

3:27 e paradites | Posted in | Read More »

Arsene Wenger, vizionari dogmatik

Shkruan: Andrew Anthony
Gjatë 10 viteve të para te Arsenali, Wenger shihej, të paktën nga tifozët e skuadrës, si një lloj gjeniu enciklopedist. Në sezonin e parë si trajner, 1997-’98, fitoi dy trofe dhe e përsëriti këtë edhe katër vjet më vonë. Dy vjet pas kësaj, “Të pamposhturit” nuk u mundën asnjëherë gjatë gjithë sezonit futbollistik. Këto ishin arritje të paharrueshme duke marrë edhe më shumë shkëlqim nga stili magjepsës i futbollit te i cili këmbëngulte Wenger.
Më parë Arsenali njihej si skuadër e ashpër, efektive, mjeshtërore; e prerë në marrjen e një fitoreje të llojit 1-0. Por duke zbuluar talente të reja nga e gjithë bota dhe në veçanti në Francë, atdheun e tij, dhe duke ndërtuar mbi bazën solide që trashëgoi Wenger e shndërroi klubin në një prej ekipeve me futbollin më tërheqës në Europë. E bëri këtë duke e zbatuar ngadalë vizionin e tij në çdo detaj të klubit; nga menuja e darkës te trajneri i gjimnastikës e deri te dizajni i fushave të stërvitjes. Duke qenë se fillimisht ishte i panjohur për shumicën e lojtarëve, meqë vinte nga errësira e ligës japoneze, kjo ishte një detyrë e vështirë, e bërë edhe më shumë e tillë nga kultura e pijes së pafre që ishte pjesë e trashëgimisë së klubit.
Ai guxoi, për shembull, t’i thoshte Tony Adams-it, kapiten i skuadrës dhe asokohe një alkoolist i reformuar, se i duhej të hante karota në vend të së preferuarës së tij të para ndeshjeve: çokollatës Mars. Por Wenger i bëri për vete lojtarët, sepse, megjithëse vendosmërisht i huaj, idetë e tij ishin të suksesshme. Paradoksi me Wenger-in është se ndërkohë që jep përshtypjen e një intelektuali urban, në fakt është fanatik i futbollit, edhe duke përjashtuar gjithçka tjetër. Askush nuk është më i informuar për lojën, por kritikët argumentojnë se forca e tij është në të njëjtën kohë edhe dobësi, veçanërisht në kohë të vështira, sepse ai nuk priret për të kërkuar mendim tjetër. Asistenti i tij i vjetër Pat Rice nuk është dikush që mund të quhet zë kundërshtues dhe, që kur David Dein ish-zëvendës shefi i klubit u pushua, nuk ka patur një figurë tjetër me të cilin ai të mund të diskutonte rreth panoramës së përgjithshme. Rezultati, thonë kritikët e tij, dhe madje edhe disa prej mbështetësve, është se kokëfortësia e tij është shndërruar në mendjengushtësi.
Sidoqoftë, duhet vënë në dukje diçka frymëzuese: teksa kërkesa që Arsenali të kthehet te disa prej virtyteve tradicionale-agresiviteti, qashtërsia, racionalja-skuadra është shtyrë nga Wenger për të luajtur me kreativitet edhe më të skajshëm. Ai që e filloi si idealist pragmatist u shndërrua, teksa skuadra është ligështuar, në njëfarë puristi utopik. Kur u pyet së fundmi nëse e shihte futbollin si art apo biznes, ai u përgjigj: “më pëlqen fjalia e një filozofi të madh që ka thënë ‘e vetmja mënyrë për t’u përballur me vdekjen është të shndërrosh gjithçka në art’. Ne duhet të përpiqemi që ta bëjmë çdo ditë sa më të bukur të mundemi.”
Çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet harruar se Wenger, me efektivitet, ka luftuar në një fushatë, i vetëm kundër modelit fiton-më-i pasuri që ka mbështjellë futbollin e ligave më të mëdha europiane. Dështimet e tij maten vetëm me anë të standardeve të jashtëzakonshme të triumfeve të tij. Dhe ato triumfe, duhet kujtuar gjithashtu, kanë qenë fryt i përkushtimit të papërkulur.

3:23 e paradites | Posted in | Read More »

YouTube prezanton funksionin e ri të ndryshimit të videove!

YouTube ka bërë edhe një hap të rëndesishëm në rrugen e saj drejt suksesit, ajo ka shtuar edhe disa tipare të reja për ndryshimin e videove brenda YouTube, që disa nga përdoruesit mund ta kenë vërejtur sepse ky funksion i ri është lëkundur tek të gjithë përdoruesit .

 Funksioni i ndryshimit të videove nuk ka për qëllim të zëvendësoj programet si Final Cut Pro, por ka për qëllim ta ndihmoj përdoruesin që të ndryshoj videon më lehtë dhe më shpejtë.
Në një postim në blogun zyrtar, inxhinieri i YouTube John Gregg përshkruan disa mundësi të ndryshimit që tani janë në dispozicion. Ekipi i YouTube, gjithashtu ka bashkëpunuar edhe me Picnik që të siguroj efete të reja dhe më estetike. Kjo ju mundëson të shtoni filtra, ndryshoni ngjyrën dhe efekte tjera (Picnik u ble nga Google vitin e kaluar dhe është i integruar edhe në Picasa)
                                                          Shikoni Videon

4:36 e paradites | Posted in | Read More »

FIFA-, Shqipëria zbret 14 vende

Shqipëria ka zbritur në vendin e 71 të renditjes së FIFA-s, të publikuar të mërkurën nga organizmi drejtues i futbollit botëror.
Përfaqësuesja jonë ka humbur 14 pozicione në krahasim me muajin e kaluar për shkak të humbjeve me Francën dhe Luksemburgun në dy ndeshjet e fundit eliminatore për EURO 2012.
Renditja e muajit shtator ka pasur shumë ndryshime edhe për kombëtare të tjera. Kështu, Spanja ka rifituar vendin e parë duke zbritur Hollandën në të dytin. Gjermania mban vendin e tretë, ndërkohë që Uruguaji ngjitet në vendin e katërt. Në vend të pestë Portugalia (ngjitet 3 vende), Italia në vend të gjashtë (rekuperon 1 pozicion) dhe Brazili në vend të 7 (zbret 1 pozicion në renditje). Anglia, Kroacia dhe Argjentina plotësojnë 10 ekipet e para të renditjes.
Në 50-shen e parë, Zvicra, Bosnje-Hercegovina, Hungaria dhe Armenia kanë bërë progress të rëndësish

4:18 e paradites | Posted in | Read More »

Chelsea 20 milionë për Ross Barkley

Trajneri i Chelseat, Andre Villas Boas, e do me çdo kusht gjatë janarit mesfushorin e Evertonit Ross Barkley, ndërsa për të është i gatshëm të paguaj 20 milionë paund.
Edhe pse Barkley nuk ka luajtur shumë ndeshje këtë sezon, sipas “Mirorr” Villas Boas tashmë ka vendosur dhe është i bindur se pikërisht ky mesfushor është lojtar që i duhet Chelseat.
I riu nga Liverpooli i cili në dhjetor mbush 18 vjeç, llogaritet si njëri ndër mesfushorët më të talentuar ri dhe për këtë arsye Villas Boas u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë gati paratë për këtë lojtarë.<

4:17 e paradites | Posted in | Read More »

Fanellat përçajnë Barçën

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, u ka kërkuar anëtarëve të klubit që të mbështesin marrëveshjen luksoze me “Qatar Sports Investments”, ndryshe do të rrezikojnë që ato para të investohen diku tjetër, përfshirë këtu edhe rivalin e përbetuar, Real Madrid.
Anëtarët e Barcelonës do të votojnë të shtunën në Asamblenë e përgjithshme lidhur me kontratën pesëvjeçare të skuadrës me “Qatar Sports Investments” të vlefshme 170 milionë euro pas akuzave se kjo marrëveshje i ka komprometuar idealet e klubit.
Barcelona ishte ndër skuadrat e pakta në botë që në fanellë asnjëherë nuk kishte vënë emrin e sponsorit. Përkundrazi, në vitet e fundit skuadra madrilene kishte paraqitur logon e organizatës UNICEF dhe për këtë kishte qerasur organizatën bamirëse me 1.5 milionë euro në vit.
Por, nga kjo verë në fanellën e Barcelonës figuron “Qatar Foundation”, ndërsa UNICEF-i është vendosur në pjesën e pasme të fanellës.
“Unë do të votoja për ‘Qatar Foundation’. Të ardhurat janë të nevojshme për klubin. Nëse këto para nuk shkojnë te Barça, atëherë do të investohen diku tjetër. Të shpresojmë që të mos shkojnë te rivali ynë më i madh, Reali”, ka thënë Rosell.

4:15 e paradites | Posted in | Read More »

mesime

Recently Commented

Recently Added