|

"Lëkura elektronike" monitoron zemrën dhe trurin

Hulumtuesit amerikanë kanë zhvilluar një material super të hollë që shërben për të monitoruar aktivitetin e zemrës, valët e trurit dhe lëvizjen e muskujve. Sipas shkencëtarëve, teknologjia e "tatuazhit elektronik" në lëkurë, epidermal electronics system (EES), është në gjendje të monitorojë funksionet kryesore të trupit pa pasur nevojë për përdorimin e telave përderisa fiksohet në lëkurë pa ngjitëse.
Materiali përkulet, rrudhoset, zgjerohet me të gjitha pronat (cilësitë) e lëkurës. Megjithatë, ai përmban një sërë komponentësh elektronikë që mund të matin gjithçka, që nga norma e zemrës e deri tek valët e trurit. E ashtuquajtura lëkurë "e zgjuar" është e fuqizuar nga një qelizë diellore.
Shkencëtarët nuk pranuan të spekulonin në lidhje me kohën që kjo pajisje do të dalë në treg dhe sa do të jetë çmimi i saj.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:51 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added