|

AMD shet 5 mln procesore per nje jave

Kompania e procesorëve AMD (Advance Micro Devices) ka njoftuar se vetëm brenda kësaj jave ka shitur të paktën 5 milion procesor Fusion, duke sjellë një bilanc të mirë në këtë kompani që përllogaritet në 3.5 milion dollarë. Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i marketingut të AMD, Raymond Dumbeck, i cili njoftoi se ky është rekordi më i lartë shënuar ndonjëherë brenda një jave për AMD. Sipas Dumbeck, shitjet më të mëdha kanë shkuar për kompanitë të cilët prodhojnë Netbook .
AMD është një kompani që prodhon procesorë dhe baza e saj ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në bilancin për vitin 2010, AMD njoftoi se fitimi për këtë vit ishte 471 milion dollarë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:56 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added