|

Gjatë çdo minuti, në YouTube janë duke u vendosur 48 orë video



Më shumë se 48 orë të videove janë duke u ngarkuar në YouTube gjatë çdo minuti, sipas një postimi në blog nga ndërmarrja.
Faqja shumë e njohur për video, YouTube, duke qenë pranë shënimit të gjashtë vjetorit të beta lëshimit, tha që numri i videove që ngarkohen vetëm gjatë gjashtë muajve të kaluar është rritur për më shumë se një të tretën.
YouTube gjithashtu tha që faqja tani merr më shumë se tre miliardë shikime gjatë ditës.
Në një postim për blog, ndërmarrja tha: “Për gjashtë vitet e fundit, ne jemi ngritur dhe zhvilluar në kërkesën tonë për të çuar video përpara dhe për të dërguar përvojën tonë më të mirë tek ju.”
Gjatë vitit të kaluar, ndërmarjra kishte rritur gjatësinë e videove nga 10 minuta në 15 minuta, por,  për disa përdorues të cakutar, edhe me mundësinë për të ngarkuar video të gjatësisë së pakufizuar . Kjo faqe është zgjeruar edhe në llojet e videove, duke kaluar nga videot e përdoruesve të avancuar, në shërbime për filma me pagesë.
Gjatë muajit të kaluar, ishte lajmëruar që Google, e cila e bleu YouTube-in në nëntor 2006, kishte investuar 100 milionë dollarë për programet që kishte përgatitur për YouTube.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:55 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added