|

Ariu në kërkim të Dashuris, arratiset 6 herë nga parku

Një ari në New Jersey të SHBA-së ka arritur të dalë nga kopshti zoologjik për të gjashtën herë dhe të shkaktojë të kaos të vërtetë në disa zona të qytetit. Kafsha madhështore ka arritur t’i shpëtojë rojeve dhe të fshihet në zonën me pemë.
Ekspertët e parkut e kanë goditur atë me një shiringë me solucion qetësues në qafë dhe kjo ka bërë që ariu të mos reagojë. Më pas kafsha është pritur me një rrjetë në tokë, për të mos amortizuar rënien në tokë. Drejtuesit e parkut në New Jersey thanë se kjo është e disata herë që ariu largohet nga kopshti, transmeton NOA.
Ariu me numër 6131 nuk ka emër, por është bërë i njohur për largimet e shpeshta nga parku. Sipas mirëmbajtësve të kafshëve me largimet e tij lidhen me luftën brenda llojit dhe zonat e influencave. Kjo është hera e gjashtë që kafsha largohet. Një prej veterinerë thotë se për shkak të moshës së madhe që kanë femrat në kopshti zoologjik, ariu 6131 duhet të largohet në kërkim të femrave të tjera.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:45 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response