|

Nxijeni lëkurën para se të shkoni në det

Teni i bronztë sot është imperativ mode, ndërsa kur vjen koha e pushimeve vajzat në të gjitha mënyrat përpiqen që të nxihen sa më shpejt. Më së shpeshti së pari shkojnë në solarium, por aspak më pak të kërkuar nuk janë as losionet për vetënxirje, si dhe metoda “Air Brush” (brusha me ajër). Ua zbulojmë përparësitë dhe mangësitë e tyre.
Solariumi
Përparësitë: Nëse rreziteni në solarium, do të merrni ngjyrë të njëjtë në tërë trupin dhe nuk do të keni njolla në rrobat tuaja. Kjo ndodh me losionet për vetënxirje.
Mangësitë: Rrezitja në solarium rrit shanset për krijimin e kancerit të lëkurës për 75 për qind, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në solarium dëmtohen edhe flokët, bëhen të thyeshme dhe e humbin shkëlqimin.
“Air Brush”
Përparësitë: Kjo është mënyra më e shpejtë e fitimit të tenit të bronztë. Për vetëm 20 minuta do të dukeni sikur të kishit qenë 20 ditë në det.
Mangësitë: Ana e keqe e këtij lloji të nxirjes është në faktin se mbesin njolla në rrobat tuaja, ndërsa vetëm pas dushit të parë do të paraqiten njolla edhe në lëkurë. Kjo gjë është veçanërisht e pakëndshme nëse keni ten të ndritshëm.
Losionet për vetënxirje
Përparësitë: Sipas fjalëve të ekspertëve, spërkatësit dhe losionet për vetënxirje janë më së paku të dëmshme nga të gjitha mënyrat e tjera artificiale për një dukje të lëkurës së nxirë. Gjithashtu, janë edhe më të lirët.
Mangësitë: Problemi me shumicën e këtyre losioneve është se e kanë një erë jo të këndshme.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:41 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response