|

eugeot SXC, vetura më e bukur e vitit

Peugeot SXC në panairin e veturave në Shangai, pas prezantimit premierë, është shpërblyer me çmimin e ‘veturës më të bukur të vitit’, në kategorinë e veturave koncept.
Çmimin për modelin e dizajnuar nga ekipi i Peugeot-it në Kinë, e ka ndarë redaktori i revistës automobilistike “Car and Driver”, duke e përshkruar këtë model si veturën më’ atraktive në historinë e Peugeot-it. Peugeot SXC është shpërblyer për shkak të vijave të pastra dhe elegante, si dhe pamjes dinamike dhe futuristike.
SXC është i pajisur me teknologji HYbrid4 në kombinim me motor benzinë 1.6 THP me 218 kuaj fuqi dhe me motor elektrik me 95 kuaj fuqi. Harxhimet e tij janë 5.8 l/100 km.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:30 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added