Opel Astra ST, karavani më i gjatë në klasë
Opel Astra ST paraqet freskim vizual pasi që versioni “hatchback” është tepër “i qetë” dhe thënë të vërtetën “Opel” nuk arriti “t’i godet në zemër” blerësit. Sports tourer është më agresiv dhe më tërheqës, kështu që nuk do të na çudiste fakti nëse numri i madh i blerësve do të vendoste pikërisht për këtë Astra me gjatësi prej 4.7 metra. Duhet të shtojmë se Astra ST është njëherësh edhe karavani më i gjatë në klasën e tij kompakte.
Bagazhi i madh
Vëllimi bazë i bagazhit është 500 litra, ndërsa me ndenjëset e pasme të palosura mund të rritet në maksimalet 1.550 litra. Është e qartë se bëhet fjalë për bagazhin e madh, por megjithatë nuk është rekorder në këtë segment.
Megjithatë, e dhëna e cila do të tërheq blerësit është se me palosjen e ulëseve arrihet sipërfaqja e rrafshët me dimensione: 103 centimetra gjerësi dhe 183 cm. gjatësi e që është për 2.8 centimetra më shumë se gjenerata e mëparshme e Astra karavanit.
Astra ST është mbi modelet tjera në klasë edhe me palosjen me teledirigjues të ulëseve të pasme të ashtuquajturin “flex fold”. E tëra që është e nevojshme është ta shtypni butonin dhe mbështetësit në ulëset e pasme, të cilët janë me dimensione 60/40, automatikisht do të palosen.
Pesha ndikoi në shpejtësi
Modeli që u testua së fundi vihej në funksion nga motori i ri 1.6-litra turbobenzinë me 180 KF që janë në dispozicion në 5.500 rrotullimet në minutë. Në vozitje, megjithatë nuk është ndierë edhe aq shumë fuqi, ndërsa arsyeja është pesha që është gati 1.6 tonë me të cilën Astra ST iu bashkua limuzinave të klasës së mesme.
Pesha ka ndikuar në shpejtësinë, por për këtë fitoi në siguri. Pjesa e përparme është fantastike dhe drejtimi i Astra ST paraqet kënaqësi të vërtetë. Automobili është stabil dhe bukur komfor. Është vërejtur, megjithatë se me rastin e shpejtësive të mëdha nga 110 deri 120 kilometra në orë era krijon zhurmë e cila pengon bisedën dhe dëgjimin e muzikës.
Ndërruesi me gjashtë shpejtësi manual për motorin prej 180 KF është paksa i ngadalshëm, por nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me karavan familjar. Ngasësi dhe udhëtari në ulësen e parme kënaqet në luksin maksimal dhe ulëset e shkëlqyeshme, por është ndjenja se udhëtarët në rendin e dytë për shkak të bagazhit më të madh kanë më pak hapësirë për gjunjë.
Pako të pasura të pajisjeve
Pakoja e pajisjeve “Cosmo”, do të thoshim që ofron më shumë sesa që është e nevojshme për një karavan, për çka edhe çmimi i kësaj veture rritet në 22.500 euro. Pajisja e klimës automatike dhe me dy zona, ESP, CD pajisja me shtatë zmadhuese, fellnet e aluminit prej 17 inç, timoni nga lëkura me komandat për radio-pajisjen dhe bord kompjuteri janë pjesë e pakos “Cosmo”.
Astra ST është e pajisur edhe me sistemin e pezullimit “Flex ride”, për të cilin duhet të paguani edhe 750 euro shtesë nëse dëshironi ta keni, ndërsa i cili ua mundëson që me shtypjen në një buton të përzgjidhni njërën nga mënyrat, normal, komfort apo sport. Sa i përket motorëve sipas ekspertëve ata me naftë janë përzgjedhja më e mirë.
Motori bazë atmosferik 1.4 me 100 KF është shumë i dobët, ndërsa si opsione rezervë mbeten edhe dy motorët 1.4-litra turbobenzinë me 120 apo 140 KF. Zgjedhje ideale do të duhet të jetë motori 1.7 CDTi me 125 KF, ekziston edhe versioni 110 KF.