Internet Me Super Shpejtsi 1GB në sekondë
Përfaqësuesit e kompanisë “Google” paralajmëruan se Kanzas Siti do të jetë qyteti i parë në të cilin pa pagesë do të ndërtohet rrjeti optik i cili përdoruesve do t’ju mundësojë ultra internetin e shpejtë, një gigabajt në sekondë.
“Google” këtë qytet e emërtoi “fyber city”, projekti i internetit ekstrem të shpejtë, ndërsa Kanzas Siti është përzgjedhur në konkursin në të cilin janë paraqitur mbi 1.000 qytete në tërë ShBA-të. Ndërtimi pa pagesë i këtij rrjeti të interneti është projekt më i shpagueshëm sesa ndërtimi i autostradës së re apo qendrës tregtare, njoftojnë mediet amerikane.
“Qëllimi ynë është ta rrisim shpejtësinë e internetit për 100 herë”, tha njëri nga nënpresidentët e “Google-s”, Majlo Medin. Nëse e krahasoni shpejtësinë momentale të internetit ajo është si shtypja e mesme e rrjedhës së ujit, por e ardhmja e shfrytëzueseve të internetit në Kanzas Siti mund të krahasohet me shtypjen më të fortë të mundshme.
Kanzas Siti është zgjedhur në mesin e shumë qyteteve tjera që të jetë pionieri i gjeneratës së re të internet lidhjes, në rend të parë për shkak se ka bashkëpunimin e mirë ndërmjet organizatave shoqërore dhe private.
“E përzgjodhëm Kanzas Siti pasi që me ta lehtë mund të merresh vesh dhe të kryesh punë. Për shembull, marrë parasysh që qyteti është pronar i shërbimeve publike, ndërsa kabllot për rrjetin e internetit duhet të shtrihen në tërë qytetin, marrëveshja është arritur me dukshëm më pak letra të nënshkruara. Ky është vetëm fillim..Nisemi nga Kanzas Siti”, tha Medin.