|

iPhone 5 – dizajni i njëjtë, ekrani më i madh

Shumë nga ata të cilët e përcjellin “Apple-n” e kanë të njohur se bëhet fjalë për një kompani e cila i mban të fshehta detajet për produktet e saj të reja, kështu që nuk të çudit fakti që interneti është i mbushur me thashetheme dhe spekulime për atë se çka është duke u përgatitur.
Ndoshta pikërisht me strategjinë e këtillë “Apple” arrin të ndezë interesimin jashtëzakonisht të madh për secilin produkt që e paralajmëron, duke filluar nga iPhone, nëpër gjeneratën e re të kompjuterit MacBook Pro e deri tek i lansuari kohë më parë iPad2.
Korniza, dukshëm më e hollë
Spekulimet e fundit të cilat i publikoi ueb-faqja me emrin indikativ “MacRumors” pohojnë se versioni i ardhshëm i iPhone-t nuk do të ridizajnohet radikalisht. Përndryshe, “MacRumors” arriti te dizajni inxhinierik i “kallupit” nga “iDealsChina” i cili sugjeron në atë se iPhone 5 do të duket ngjashëm sikur edhe iPhone 4, përveç që do ta ketë ekranin më të madh që do të shtrihet deri te skajet e telefonit dhe do ta ketë kornizën dukshëm më të hollë se paraardhësi.
Gjithmonë ia kanë qëlluar
Edhe pse “iDealsChina” nuk gëzon ndonjë reputacion edhe aq të madh si burim i lajmeve të tipit të këtillë, Arnold Kim në faqen “MacRumors” pohon se deri më tani ata gjithmonë ia kanë qëlluar kur kanë shkruar për dizajnin e produkteve të reja të “Apple-s”.
Prodhuesit kinezë shpesh dalin të parët me vizatimet e para të dizajnëve të produkteve të reja të kompanisë “Apple-s” dhe kështu, për shembull, ka qenë edhe me versionet e hershme, përkatësisht me vizatimet dhe skicimet se si do të duket iPad 2.
iPhone 5 do të ngjajë me iPad 2
Para këtij spekulimi në internet kohë më parë doli edhe një, ndërsa ai thoshte se iPhone 5 do të ngjajë më shumë si iPad 2, vetëm se do të jetë më i vogël. Për çdo rast i kemi edhe disa muaj para se ta shohim edhe zyrtarisht iPhone 5, kështu që pa asnjë dyshim mund të prisni ende thashetheme dhe spekulime tjera.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 6:50 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added