Borko në veri, Edita në jug (Vlorë)
Përderisa këto ditë qeveria e Kosovës, në njërën anë, mblidhet edhe në gjysmë të natës për të diskutuar gjendjen në veri të vendit, kurse, në anën tjetër, serbët si Borisllav Stefanoviqi e kalojnë natën në barrikadat në veri, dikush nuk merret aspak me këtë situatë. Për më tepër, është e ngarkuara e qeverisë për bisedimet me Serbinë.
Edita Tahiri mbase ka pasur mjaft punë dhe në ditën kur e tërë Kosova është në këmbë, pas marrëveshjes së ofruar nga KFOR-i, zëvendëskryeministrja Tahiri ka zgjedhur pushimin. Nuk shkoi hiq më larg se - në Vlorë.
Kosovarë të cilët po i kalojnë pushimet në Vlorë, e kanë takuar Editën në lokalet e Vlorës. Në fotografitë e dërguara për Indeksonline, Tahiri shihet duke u relaksuar me shoqëri në lokalin e njohur “Bar Da Capo”.
Ndërkohë, para pushimit, Tahiri javën e kaluar u pa në një dasmë tek vallëzonte, në të njëjtën kohë e kishte edhe ditëlindjen dhe në foto shihet duke prerë tortën.
Koha kur ishte fotografuar Tahiri në Vlorë ishte të premten rreth orës 23:00, në kohën kur në Prishtinë Qeveria po venitej rreth zyrtarizimit të në marrëveshjeje me KFOR-in për pikat kufitare në veri.
Nga kabineti i zëvendëskryeministres Tahiri është konfirmuar se ajo këto ditë është dashur të jetë në pushim, por nuk dinë për lokacionin. Visar Xani, nga kabineti i Tahirit, ka thënë se Tahiri këto ditë ka pasur të shkojë në pushim.