Shqipëri:Dy javë grevë urie, rëndohet gjendja e minatorëve
Në ditën e 14 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar, ndërsa rreziku i përmbytjes së minierës për shkak të vështirësisë së tyre për të vënë në punë pompat e ujit mbetet kërcënues. Mësohet se natën e kalura, 3 prej minatorëve kanë shfaqur shenja të një gjendjeje shëndetësore të rënduar.
Pavarësisht kësaj, ata nuk kanë pranuar të lënë grevën. Ndërkohë, marrëveshja e shumëpritur që do t’i jepte fund sakrificës së tyre nuk ka shënuar ndonjë hap konkret.
Sipas drejtuesve të minatorëve, kompania ACR po përpiqet të manipulojë situatën, duke u munduar të përçajë minatorët me shpërndarjen e fletushkave në të cilat thuhet se minatorët janë dakord me rritjen e pagës 20%, por drejtuesit e konfederatës Kolë Nikollaj e Tafë Koleci nuk pranojnë.
Minatorët shprehen të vendosur ta vazhdojnë grevën deri në përmbushjen e kërkesave përmes dialogut.
“Asnjë diversion nuk do të çojë në ndërprerjen e grevës së urisë, as dhe kërcënimet me telefon që ne i kemi denoncuar në polici, përveçse dialogu për përmbushjen e kërkesave tona”, shprehen ata. .