|

Djali i kryeministrit të Suedisë shet hamburgerë

Derisa fëmijët e politikanëve tanë studiojnë nëpër shkolla dhe fakultete private dhe marrin bursa të shtrenjta, në Suedi djali i kryeministri jeton ndryshe.
Gustav Reinfeldt (18 vjeçar) me mburrje shkroi në rrjetin social Twitter se është punësuar në McDonalds dhe puna e tij është të rrotullojë pleskavicat e hamburgerëve. “Do të jetë argëtuese kjo punë. Është ndjenjë e mirë”, transmeton Telegrafi.
Djali më i vjetër i kryeministrit suedez, Freidirik Reinfeldt, i bëri thirrje banorëve të Stockholmit që të vijnë e ta shohin dhe ta hanë nga një hamburger.
Zëdhënësi i McDonaldsit tha se Gustav është pjesë e ekipit të tyre dhe se prejardhja familjare e tij nuk i intereson kompanisë. Djali i kryeministrit të Suedisë është shumë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa herën e fundit befasoi opinionin kur iu bashkua në Facebook grupit “Free The Pirate Bay”.
Ai me këtë veprim nxiti shumë reagime duke përkrahur hapur themeluesin e faqes së famshme të piratëve të kompjuterit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:49 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added