|

Ja 16 produktet që nuk ju shëndoshin

1. Fasulja: Ju ndoshta nuk keni dëgjuar asnjëherë rreth hormonit Kolesistokin, i cili mundëson kontraktimin e tëmthit. Por ky hormon është një nga dobësuesit më të mirë. Ndërpret oreksin dhe në të njëjtën kohë këto fasule të pasura me fibra ndikojnë në uljen e kolesterolit.
2.Veza: Vezët e mbushura me proteina ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Në një studim shkencor të realizuar nga disa fakultete me 30 gra të shëndosha dhe beze, bëhet e ditur se gratë të cilat konsumuan sallatë frutash dhe dy feta buke me një omletë me qumësht kanë konsumuar më pak ushqim gjatë 36 orëve të ardhshme në krahasim me ato që në mëngjes kishin ngrënë simit.
3.Sallata: Sipas eksperimentit të zhvilluar me 42 femra në Universitetin shtetëror Penn, ato që konsumojnë sallatë me pak kalori nuk mund të konsumojnë shumë brumëra edhe nëse lihen të lirë. Ky fakt shpjegohet si mbushje ose fryrje nga sallata.
4.Çaji jeshil: Kafeina nuk ju dobëson. Antioksiduesit e quajtur katecin rrisin procesin e djegies së yndyrës.
5. Dardha: Një dardhë mesatare është e mjaftueshme për t’ju ngopur. Ndërsa molla radhitet në vendin e dytë për arritjen e ngopjes. Që të dyja këto fruta përmbajnë fibrën pektin, e cila ul mesataren e sheqerit në gjak dhe ju ndalon të hani ndonjë gjë tjetër në mes vakteve.
6.Supa: Një pjatë supe me lëng pule është shumë ushqyese dhe të ngop lehtë. Shkencëtarë të universitetit Oxford theksojnë se edhe supa më e thjeshtë heq ndjenjën e urisë dhe zgjon ndjenjën e ngopjes.
7. Mish pa yndyrë: Losin, një nga aminoacidet themelore i cili përmban më shumë proteina se produktet e qumështit, peshku dhe mishi, ju ndihmon të hani më pak dhe të qëndroni të ngopur.
8. Vaj ulliri: Me një vaj ulliri të kulluar ju mund të shpëtoni nga kilet e tepërta. Vaji i ullirit lehtëson djegien e kalorive.
9.Uthulla: Është një ngopës i mrekullueshëm. Sipas një studimi të zhvilluar në Zvicër, personat që e kishin ngjyer bukën në uthull ishin ngopur më shpejt se ato që kishin ngrënë vetëm bukë.
10. Brokoli: Është një depo fibrash dhe vitamine C. krahas kësaj përmban dhe kalcium që ndihmon në dobësim. I bën mirë mëlçisë dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.
11.Shega: Ekuilibron hormonet dhe në këtë mënyrë mund të kontrolloni më lehtë peshën tuaj. Krahas kësaj është antioksidues i fuqishëm.
12.Speci i kuq djegës: Konsumimi i rregullt i specit të kuq djegës ju ndihmon në dobësim. Sipas një studimi të japonezëve, femrat të cilat konsumonin rregullisht spec të kuq djegës krahas ushqimeve të tjera në mëngjes hanin më pak në drekë.
13. Kastraveci: I pasur me fibra, kastraveci mundëson ndjesinë e ngopjes. Në të njëjtën kohë është një depo e shëndetshme uji.
14. Rrushi i kuq: Pastron sistemin e qarkullimit të gjakut. Me ndihmën e fibrave, vitaminave dhe mineraleve ndihmon në uljen e kolesterolit.
15. Qershia: Përmban një efekt të butë laksativ dhe ndihmon në rënien në peshë.
16. Oriz i zi: Me anë të vitaminës B që përmban, copëton proteinat, yndyrën dhe lehtëson tretjen.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:41 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added