25% preferojnë shfletim online me celularë
Sipas një studimi t ë bërë së fundi nga Pew Research Center del se pronarët e celularëve të mençur janë ata që më së shumti po përdorin këto pajisje për të kryer gjëra online.E përveç “gjërave online” përdoruesit po përdorin pajisjet e tyre edhe për shkarkim të aplikacioneve, për cicërima në Twitter, për Facebook, për check-in në Foursquare, etj.
Në anketën e bërë nga Pew Research Center del se prej 2,277 të të rriturve të anketuar, 35% kanë deklaruar se kanë celularë të mençur, dhe 35% prej tyre ishin me bazë në Android, 24% me iPhone, dhe rreth 24% Blackerry.
Në bazë të anketës 25% e pronarëve të celularëve të mençur përdorin më shumë atë për shfletim online, ndërsa në rend të dytë për këtë gjë vije përdorimi i kompjuterit të shtëpisë, duke sugjeruar kështu se Amerikanë gradualisht po shënojnë rritje në aspektin e konsumimit të të dhënave mobile.
Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 3:49 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response