|

3D kamera e Panasonic në gjithësi

Duke hapur një dimension të ri për 3D, Panasonic ka dërguar kamerën e saj 3D Full HD AG-3DA1 në Stacionin Internacional Hapësinor, për të shënuar kështu përfundimin e misionit të radhës të NASA’s.
Panasonic ka ofruar për misionin e NASA’s kamera të këtilla 3D, monitorë 3D LCD dhe laptop Toughbook, të cilët kanë shërbyer si ndihmesë në trajnim dhe përgatitje të ekipit për të udhëhequr misionin e anijes Atlantis në Stacionin Internacional Hapësinor.
Gjatë misionit, astronautët e NASA’s kanë përdorur kamerën e lehtë 3DA1 për të dokumentuar Stacionin në 3D. Gjersa kanë bërë këtë, astronautët kanë shfrytëzuar teknologjinë 3D edhe për të dokumentuar disa eksperimente shkencore.
“Panasonic është krenare që 3DA1 3D ka arritur të luaj një rol vital në dokumentimin e misionit të NASA’s” tha John Baisley, zëvendës president ekzekutiv, pranë Panasonic Solutions COmpany.
AG-3D1 është kamera e parë profesionale 3D në botë që incizon 3D HD në SD kartelë. Ajo e bënë incizimin më të lirë dhe më të lehtë, është më e lehtë në përdorim, ka dy thjerrëza të plota në format 1920 x 1080 2.07 megapiksel 3-MOS për të incizuar në 1080/60i, 50i, 30p, 25p dhe 24p, e gjithashtu edhe 720/60p dhe 60p në AVCHD.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:15 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response