|

Acer AC700 Google Chromebook HD

Para disa muajve kemi paralajmëruar daljen e shpejtë të Netbook-ëve dhe laptopëve të cilët në vend të Windows-it, do të kenë sistemin operues Google Chrome. Dhe i pari i këtij lloji, ka dalë në shitje pikërisht këtyre ditëve. Acer AC700 Chromebook i ri, siç thonë, është ardhmëria e kompjuterëve mobil. Ai punon në sistemin operues të përmendur Google Chrome OS.
Nga harduerët duhet përmendur procesorin Intel Atom N570 me dy bërthamë dhe me takt pune 1.66 GHz, ekranin prej 11.6 inç HD me rezolucion 1366×768 piksel, kartelë grafike të integruar Intel GMA 3150, memorie 2GB DDR3 dhe 16GB memorie për ruajtjen e të dhënave. Ndoshta këto specifika ju duken jo bindëse, por ta dini se ato janë. Google është një sistem operues më i lehtë dhe më pak kërkues.
Po ashtu, qëllimi i këtij laptopi është sërfimi në internet dhe lidhja e vazhdueshme dhe jo multimediat. Nga detajet tjera duhet përmendur ueb-kamerën prej 1.3MP, mbështetja 3G (opsion), 802.11b/g/n WiFi, Bluetooth 2.1, 2x porte USB, portin HDMI dhe baterinë me gjashtë qeli. Çmimi bazë për Acer AC700 Chromebook, është vetëm 349.99 dollarë.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:46 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added