|

Afërdita Dreshaj nxirret me dhunë nga hoteli

Ka qenë një pritje jo e mirë ajo që i kanë bërë administratorët e një hoteli në Tiranë, këngëtares nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj. Këngëtarja 25 vjeçare mbërriti në Tiranë për një qëndrim të shkurtër disa ditor.
I dashuri i saj Shpat Kasapi, mbërriti disa ditë më vonë për t’iu bashkuar të dashurës së tij. Mirëpo gjatë mungesës së tij Afërdita u ndesh me një të papritur të pakëndshme veçanërisht për një femër e cila ndodhet vetëm dhe i duhet të përballet me administratorët nursezë të një hoteli të konsideruar luksos në Tiranë.
Gjatë kohës, që Afërdita ishte jashtë hotelit për të realizuar një shërbim fotografik, administratorët e hotelit ia nxorën jashtë valixhet me pretendimin që këngëtarja kishte rezervuar vetëm për dy-tre ditë dhe jo më shumë. Me gjithë këmbënguljet e këngëtares për ta pritur derisa të përfundonte punët e saj, valixhet e saj përfunduan jashtë dhomës së hotelit.
Hoteli ndodhet në një zonë të mirë të Tiranës, pranë Stadiumit “Dinamo” dhe është i kushtueshëm, ku vetëm për një natë duhet të paguash 140 euro. Por mesa duket në këtë shumë parash nuk parashikohet mirësjellja apo mikpritja nga personeli i hotelit.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 2:14 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added