Anonymous krijon AnonPlus, për inat të Google+
Grupi i hakerave Anonymous është nxjerrë jashtë Google+ dhe në përgjigje të kësaj, grupi po kërkon të ndërtojë rrjetin e tij social të quajtur AnonPlus. Të gjitha llogaritë e tjera të Anonymous në Google - Gmail, Google Calendar, Picasa, YouTube etj - gjithashtu janë pezulluar, sepse të gjitha produktet e Google janë të lidhura. Anonymous njoftoi për pezullimin në një blog Tumblr, por nuk e thotë me saktësi arsyen pse ka humbur privilegjet e rrjetit social Google+, duke shkruar:" Nuk u desh shumë kohë që të na përjashtonin nga Google+, Gmail-i ynë gjithashtu është fshirë...." Në AnonPlus.com, Anonymous ka listuar 17 anëtarë që thonë se do të zhvillojnë AnonPlus-in.Anonymous ka shpjeguar se së shpejti do të realizojnë një rrjet social të tyrin dhe se ky projekt është për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për anëtarët e Anonymous

