|

BlackBerry arrin në 1 miliardë!

Research In Motion ka lajmëruar se dyqani i saj virtual i aplikacioneve, BlackBerry App World, tani ka arritur në 1 miliardë shkarkime të aplikacioneve në platformën e saj për telefonat mobil.
Për më shumë, RIM ka thënë se përdoruesit e telefonave BlackBerry tani shkarkojnë më shumë se 3 milionë aplikacione në ditë.
Dyqani virtual i aplikacioneve për telefonat BlackBerry, App World, është lansuar vetëm para një viti, dhe përdoruesit në më shumë se 100 vende te ndryshme të botës e kanë mundësinë të shkarkojnë aplikacione mobile të kësaj platforme.
Në krahasim me 15 miliardë shkarkimet të cilat i ka arritur Apple iOS, apo 4.5 miliardë të Android, shifrat e RIM janë mjaft të ulëta dhe tregojnë qartazi se BlackBerry po mbetet prapa në betëjën e saj në treg.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 1:34 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response