|

Britani, 29-vjeçari bëhet gjysh

Një djalosh britanik është bërë gjysh që 29 vjeç. Shem Davies, u bë gjysh pas lindjes së vajzës së tij 14-vjeçare.
Vajza e tij Tia, ka lindur një javë para se ajo të mbushte 15 vjeç. Shem i papunë – dhe i ndarë nga nëna e Tias tre muaj pasi ajo lindi – është shprehur shumë i kënaqur për ardhjen në jetë të mbesës së tij. Ajo është në inkubator pasi ka lindur 10 javë para kohë.
Gjithsesi Shem ende nuk e ka kaluar shokun që pësoi kur vajza e tij i tha se kishte mbetur shtatzënë me të dashurin e saj 15 vjeç, Jordan Uilliams.
Shem ashtu si vajza e tij u bë prind në moshën 14-vjeçare. “E di se sa e vështirë do të jetë për ata. Kam qenë në të njëjtën situatë dhe vetë dhe nuk e përballova dhe aq mirë kur u bëra baba në moshën 14 vjeç”, tha gjyshi më i ri në Britani.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:09 p.d.. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added