Çka i bashkon meshkujt dhe femrat
Më parë meshkujt kishin ngritur disa hipoteza mbi orgazmën femërore, të cilat seksologët i kundërshtojnë sepse nuk janë aspak të vërteta. Sipas tre gratë nuk kanë fantazi të veçanta seksuale. Është e gabuar nëse edhe sot mbështetet ky mendim, pasi sipas sociologëve femrat nuk e kanë aspak problem t’u tregojnë meshkujve se si ndihen. Megjithatë, ka femra që flasin në mënyrë të hapur për dëshirat e tyre, e megjithatë jo me partnerin. “Nëse meshkujt do të dëgjonin ato që i rrëfejnë njëra-tjetrës, do të çmendeshin. E disa të tjerë do t’ia mbathnin”- shprehen sociologët. Si t’ia mbushësh mendjen një femre që të t’i tregojë ty fantazitë e veta seksuale dhe jo mikeshave? Përgjigjja është e thjeshtë: Duke bërë pyetje. Fillo duke i treguar disa nga mendimet dhe fantazitë e tua. Asgjë nuk është më e efektshme sesa ky tregim i pikave të tua të dobëta, kjo e bën dikë tjetër që të hapet më lehtë. “Disa meshkuj, duke u përpjekur të jenë të ndjeshëm dhe të plotësojnë nevojat e partneres, mendojnë se seksi i shpejtë është i ndaluar”, thonë seksologët. E megjithatë është e rëndësishme të mësohet se edhe femrat e duan një të shpejtë. Kur burrat dhe gratë arrijnë tek të tridhjetat, ndryshon edhe nevoja dhe dëshira e tyre për fazën përgatitore. Sipas disa studimeve të bëra, meshkujt e pyetur nga 35 vjeç e lart: se cila ishte pjesa më e mirë e një marrëdhënieje seksuale, shumica e tyre u përgjigjën: Faza parapërgatitore. Së fundmi psikologët kanë pranuar se nga pikëpamja seksuale, femrat nuk janë shumë më të ndryshme nga meshkujt. Ashtu si edhe meshkujt shpesh femrat pëlqejnë një seks pa përkëdheli, shumë prej tyre madje pëlqejnë edhe të kapen me vendosmëri dhe me forcë nga partneri i tyre herë pas here. Është mjaft i përhapur një mendim se sensualiteti mashkullor është brutal. Në të kundërt, seksologët mendojnë se seksi, duhet, dhe mund të jetë spontan dhe instiktiv nga ana e të dy partnerëve. Edhe pse kjo sjell rrezikun që të dy partnerët të mund të veprojnë në një mënyrë që mund të duken si agresivë ndaj njëri-tjetrit. Ideja e një mashkulli që pyet: “A të pëlqen ta bëj kështu e dashur?” apo “Të pëlqeu zemër?” mund t’i pëlqejë ndonjërës, por nuk ekzistojnë prova që kjo është ajo që preferojnë shumica e femrave.