|

Defragmentizoni skedarët dhe disqet me Defraggler

Një skedar ruhet në pjesë të vogla të shpërndara përgjatë diskut tuaj. Kur ju qaseni në këtë skedar, sistemi rifiton informacionin nga pjesë të ndryshme të diskut. Kjo e ngadalëson procesin e hapjes së skedarit përkatës. Puna e veglës për moscopëzim (ang. defragmentation) të diskut është që të riradhis këto copëzime në një varg që pjesa origjinale e ndonjë skedari të rindërtohet në një interval më të shkurtër kohor, duke shpejtuar kështu kompjuterin tuaj.
Defraggler është një nga veglat më të mira për ta bërë këtë radhitje të pjesëve, që është falas. Paraqitja virtual e hapësirës në kompjuter si pjesë të skedarëve që ribashkohen është mjaft e qëlluar, sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë ndarjen e skedarit në sistemet e tyre.
Defraggler ofron edhe një veçori të veçantë ku ju mund t’i vendosni të gjithë skedarët e mëdhenj që nuk i përdorni shpesh, për shembull videot, instaluesit e programreve etj., në një pjesë të caktuar të diskut. Kjo pastaj do të përcillet me qasje më të shpejtë në skedarët që nevojiten më shpesh në disk.
Më poshtë mund të shihni listën e veçorive të Defraggler:
Defrag Individual Files – Shumica e veglave për defragmentizim ju lejojnë vetëm që të defragmentizoni vetëm tërë diskun. Defraggler ju ofron mundësinë për të zgjedhur skedarët dhe follderët individualisht për defragment. Kështu që ju mund të kryeni punë në sekonda, më mirë se sa të prisni që defragmentizimi i tërë diskut të kryhet. Normalisht, nëse doni, Defraggler ju mundëson edhe defragmentizimin e tërë diskut.
Compact and Portable – Kjo rezulton në një aplikacion të vetëm EXE, i cili mund të kopjohet në ndonjë disk dhe të përdoret pa pasur nevojë që të instalohet.
Compatible with all Windows OS – Defraggler mbështet sistemet operative Windows të lëshuar që nga viti 2000; këtu përfshihen Windows 2000, 2003, XP, Vista dhe Windows 7. Për më tepër, Defraggler mbështet edhe sistemet e skedarëve NTFS dhe FAT32.
Locate Files on the Drive – Pas analizimit, Defraggler liston të gjithë skedarët e fragmentizuar në disk. Përzgjedhja e një ose më tepër skedarë do të theksojë vendin e tyre në disk, duke ju mundësuar që në mënyrë virtual ta shihni vendin e skedarëve.
Sharkoni Defraggler tani dhe filloni ta përdorni atë, në vend se të përdorni veglën për defragmentizim që vjen me Windows.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:36 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response