Disa dhoma të ditës të cilat do t’ju pëlqejnë
Jo edhe krejt e bardhë
Sofat me mbulesa që hiqen, të zbukuruara me jastëkë të punuar me dorë, kombinohen mjaft mirë me kaminën e kësaj dhome. Karrigia e lëkurës është nga “Jean de Merry”. Tavolina e bërë me porosi është zgjedhje e mirë dhe luan rolin e enterierit të kasolles. Muret kanë një ngjyrë të bardhë të hirtë, e cila ofron një dukje më të butë se e bardha e ndritshme. Shtimi i disa ngjyrave të tjera, sikur ajo e cohës së kaltër skoceze të jastëkëve i japin hapësirës një përshtypje të fortë të ngjyrave dhe strukturës.
Dhoma e Bardhë ViktorianePaleta me ngjyra të zbehta të mureve i bën tiparet romantike arkitekturale të kësaj dhome të ditës të jenë në qendër të vëmendjes. Një divan provincial francez ofron uljen në këtë dhomë të ditës. Për t’i dhënë dukje interesante, kaminën të cilën nuk e përdorni mbusheni me një grumbull librash të mëdhenj.
Ngjyrat e errëta në hapësira të vogla
Ngjyrat e errëta krijojnë thellësi në dhoma të vogla. Në dhomën e ditës, mbulesat janë të errëta, ndërsa muret dhe dyshemeja kanë një nuancë më të zbehtë të ngjyrës së hirit. Ngjyra dhe tekstura kundërshtuese krijohen nga jastëkët me ngjyrë roze dhe nga druri i vjetruar: ahu i oksiduar në mbyllëset e dritareve dhe nga tavolina e bërë nga druri i ripërpunuar.
Dritë, shkëlqim dhe freski
Krijoni një dhomë të ditës të mbushur me gëzim dhe fantazi me një ngjyrë sfondi, sikur nuanca e rrezeve të dielli e treguar në këtë fotografi. Jastëkët grafikë me ngjyrë purpuri, smeraldi dhe akuamarini i japin dhomës ndjesi pozitive. Sofa, tavolina e vjetruar dhe karriget e ulëta shërbejnë për të plotësuar efektin e përgjithshëm.