|

E fejuara lë Hugh Hefnerin

Crystal Harris, e fejuara 25-vjeçare e themeluesit të Playboy, Hugh Hefnerit, ka anuluar dasmën vetëm pesë ditë para ndodhjes së saj.
Për këtë, 85-vjeçari u detyrua të njoftojë lajmin dje. Ai e bëri këtë përmes Twitterit, transmetojnë mediet amerikane.
Mediet shkruajnë se 25-vjeçarja Crystal la Hefnerin për shkak të tekst-shkruesit Jordan McGraw, djalin e yllit televiziv Dr. Phil McGraw. Por, këto thashetheme i ka demantuar zëdhënësi i Hefnerit. “Kjo absolutisht nuk është e vërtetë. Ky është një trillim. Ata janë dakorduar për ndarjen dhe do të mbesin miq të mirë”.
Crystal të shtunën, më 18 qershor, duhej të ishte gruaja e tretë e Hefnerit 85 vjeç. Dasma ishte planifikuar në rezidencën e Playboy. 

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:04 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added