|

A është Puthja shenjë e dashurisë?

Në kultura të ndryshme, puthja mund të ketë domethënie të ndryshme – diku dmth ‘mirë se erdhe’, diku tjetër ‘mirupafshim’, e në një vend të tretë ‘të dua dhe më vjen mirë që jam afër teje’. Puthja midis dy adoleshentëve është sinjal i dëshirës për aromën, shijen dhe ndjenjat e personit tjetër. Studimet kanë treguar se vajzat reagojnë në puthje shumë më fuqishëm sesa në çdo ngacmim tjetër fizik. Te djemtë, kjo nuk është aq intensive, ngase te ta qendra e përjetimit më të fuqishëm është tepër më poshtë. Përpos kësaj, është interesante të thuhet se njeriu është gjallesa e vetme me buzë aq të theksuara. Kjo nuk haset te asnjë kafshë. Thënë më saktësisht, femrat kanë buzë më të theksuara se meshkujt. Bile, ato i theksojnë buzët e tyre në mënyra të ndryshme, sidomos me grim. Bile, në disa vende mendohet se, sa më të theksuara që t’i ketë buzët një femër, aq më aktive është në aspektin seksual. Me plakje, buzët tëhollohen dhe bëhen më pak të theksuara, gjë që të bën të mendosh se ato me të vërtetë kanë të bëjnë me seksin.Më pas, buzët dhe gjuha kanë më shumë receptorë nervorë, sesa pjesët e tjera të trupit. Puthja në buzë gati te të gjitha kulturat është shenjë e lojës seksuale. Kur kësaj i shtohet edhe loja me gjuhë, atëherë simbolika është edhe më e qartë. Edhe disa kafshë puthen, por puthjet e tyre kanë për qëllim nxitjen e instinkteve amësore dhe dëshirën për riprodhim. Psh, delfinët puthen me hundët e tyre, macet kafshohen, qentë lëpihen, kurse shimpanzetë shtypin buzët. Puthja nxit lirimin e hormoneve që nuk lirohen vetëm nga truri, por që këmbehen edhe me buzë, gojë dhe gjuhë, e disa edhe me aromën trupore. Ky këmbim e stimulon partnerin dhe shkakton ndryshime të forta në organizëm. Gjaku qarkullon më mirë, të rrahurat e zemrës përshpejtohen dhe zvogëlohet ndjenja e dhembjes. Megjithatë, nuk duhet lënë pa theksuar as faktin që, nëse bëhet me ndonjë person të sëmurë, puthja mund të jetë e rrezikshme, meqë me anë të puthjes merren dhe jepen me mijëra baktere. Megjithatë, rreth 95% të atyre baktereve janë të parrezikshme, meqë edhe ashtu gjenden në organizëm. Ka të ngjarë që, përpos baktereve të rrezikshme, të merrni me anë të puthjes edhe ndonjë bakter të dobishëm, psh për sintetizimin e vitaminave apo eliminimin e helmeve.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 3:25 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added