Faqja Audi ka fansat më të angazhuar në Facebook
Një studim i ri tregon se Audi, mban rekord për numrin e fansave të angazhuar në faqen e saj duke konkuruar madje edhe faqet e mëdhaja si ajo e Justin Bieber apo Lady Gaga.Statuset që Audi poston marrin 50% te Likeve brenda një ore e 20 minutash nga postimi.
Kjo analizë u krye duke analizuar sjelljet në Facebook të mbi 200 Milion fansave dhe u pa se pikërisht fansat e faqes së Audi-t ishin ata më të angazhuarit.Të gjithë habiten për këtë fakt të veçantë, madhe edhe vetë punonjësit e Audi-t që merren me faqen, nuk arrijnë dot t’i japin një shpjegim.Duke parë rritjen e numrit të faqeve ne Facebook, tashmë është bërë më e vështirë që fansat të mbahen të angazhuar, por Audi me sa duket duhet të ketë një taktikë të veçantë që arrin t’i mbajë kaq shumë aktivë fansat e saj.Facebooku është bërë portali kryesor i milionave bizneseve në të gjithë botën dhe kjo është arsyeja që edhe bizneset të cilat nuk e kishin përqafuar idenë ë Facebookut në fillim, tashmë kanë ndërruar kahun e mendimit dhe kanë faqen e tyre të biznesit .
Posted by Faqja Informative Shqiptare
on 5:11 e paradites. Filed under
Teknologji
.
You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0.
Feel free to leave a response