FBI arreston 21 persona në hetimin mbi Anonymous
Gjashtëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ditën e djeshme, në lidhje me sulmet piraterike nga grupi Anonymous, si dhe një person në Britaninë e Madhe dhe 4 persona në Holandë.Të arrestuarit në SHBA janë të moshës 20-42 vjeç dhe mund të rrezikojnë deri në 10 vite burg dhe një gjobë prej 250,000 dollarë.
Ndërkohë 16 vjeçari i arrestuar në Londër, i cili përdor emrin "Tflow", besohet se është një anëtar i rëndësishëm i Lulzsec-ut.

