Genta Ismajli:Do të martohem dhe do të bëj shumë fëmijë
Këngëtarja Genta Ismajli, ndonëse e preferuar e shumë meshkujve, tash sa kohë është e vetme. Ajo në emisionin “Takimi i pasdites” që udhëhiqet nga Rudina Magjistarin, ka folur për dëshirën e saj për të krijuar familje.
“Shumë fansa më kanë shprehur dashurinë, nuk di të them nëse ka qenë “dashuri-dashuri” apo dashuri që lidhet me muzikën që unë bëj. Kam marrë propozime nga më të ndryshmet dhe të çuditshmet në fakt, si p.sh., ‘Genta, do vdes nëse nuk do të takoj’, ‘Genta, do vdes nëse nuk do të jesh ti gruaja ime në të ardhmen’ etj.” ... është shprehur këngëtarja.
Genta ka shtuar se përmes këngës së saj të fundit “Guximi” u bën “thirrje” djemve që t’i afrohen e të mos frikësohen prej saj, edhe pse është një personazh publik shumë i njohur.
“Shumë djem kanë guxim të më afrohen, por problemi është që ata djem që më pëlqejnë nuk e kanë guximin të më afrohen, pasi janë me komplekse e kushedi ç’mendojnë”, ka thënë Genta, e cila, pavarësisht një zhgënjimi që ka pasur në dashuri, nuk i ka humbur shpresat se së shpejti do të gjejë personin e duhur.
“Sapo ta gjej, do të martohem dhe do lind fëmijë. Do shihni një Gentë ndryshe, sepse unë jam shumë familjare”,