|

Dietë efikase për vetëm tri ditë

Disa herë kemi shkruar për mënyrat e thjeshta për dobësim të kilogramëve me ndihmën e ushqimit të balancuar dhe aktiviteti fizik të rritur. Por, për këtë mënyrë të ushqimit ju nevojitet ndryshim i plotë i disa shprehive të zakonshme, shumë femra vendosin për mënyrën më të shpejtë të dobësimit të kilogramëve, me dieta. Nëse përfshiheni në grupin e dytë, dieta për tri ditë është e krijuar për ju.
Dieta treditore është krijuar nga menyja me kalori të ulët, e pasur me sasi të madhe të jogurtit, që është baza e dietës. Pikërisht për këtë, me zbatimin e tyre, përveç se do të arrini t’i pakësoni kilogramët, do ta ndihmoni organizmit gjatë detoksinimit.
Dita e parë:
- Mëngjesi - Pjatë me drithëra apo kornfleks me jogurt.
- Dreka - Përgatitni perime të ziera në kombinim me oriz të zier, të përgatitura me vaj ulliri dhe pak kripë dhe piper. Pas drekës vijon deserti, kos frutash me pak yndyrë.
- Darka - Prisni një karrot, një mollë dhe 50 gramë proshutë dhe së bashku në vaj ulliri. Pasi që të ftohet pak, lyeni me kos frutash dhe ja – darka është gati!
Dita e dytë:
- Mëngjesi - Pritni një kastravec të freskët dhe lyeni me jogurt.
- Dreka - Më në fund një ngrënie më e fortë. Preni mish, shtoni pak kripë, piper, kërpudha të freskëta, domate dhe piper dhe e gjithë këtë fërgojeni në tavë me vajë ulliri. Pas fërgimit, lëne pak anash të ftohet, pastaj lyeni me jogurt.
- Darka - Ëmbëlsirë dhe me fruta. Ndonjë frutë sezoni prijeni në pjesë të imëta dhe shtoni dy gota jogurt. Të njëjtën mund ta zëvendësoni edhe me jogurt me kalori të ulët të frutave, që do ta blini në çdo dyqan.
Dita e tretë:
- Mëngjesi - Merrni djathë të pakripur dhe një mollë. Prijeni në katrorë, shtoni pak kanellë dhe lyejeni me jogurt.
- Dreka - Dita e tretë është peshk. Është e lejueshme një copë peshk në kombinim me sallatë prej kastraveci të lyer me jogurt.
- Darka - Dieta përfundon me makarona. Zieni njëqind gram makarona dhe në të shtoni një spec të prerë dhe një vezë të zierë. Të gjithë përmbajtjen lyejeni me jogurt.
Meqë bëhet fjalë për dietë të shpejtë, mbështetuni deri te kohëzgjatja e saj që të mos ketë pasoja të padëshiruara në lidhje me shëndetin. Mbani dietën vetëm tri ditë dhe për rezultate më të mira mbani ritëm të ngjashëm të ushqimit edhe pas ndalimit të dietës. Kaloritë rritini ngadalë që mos të ndodhë mbingarkim i organizmit dhe të mos kthehen menjëherë kilogramët, madje edhe më shpejt sesa largimi i tyre.

Posted by Faqja Informative Shqiptare on 4:17 e paradites. Filed under . You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. Feel free to leave a response
mesime

Recently Commented

Recently Added