Google+ dominohet nga meshkujt
Google+ mund të ketë një pengesë të madhe për të kapërcyer, si ekzekutivët përpiqen të arrijnë Facebook-un dhe Linkedln me rrjetin e ri social të motorit të kërkimit.Sipas statistikave të reja, tre të katërtat e përdoruesve janë meshkuj. Dy faqe interneti thonë se rreth 74 për qind e përdoruesve të Google+ janë meshkuj.
Kjo pengesë duket se është një problem i vështirë për tu kapërcyer nga Google pasi kompanisë do t′i duhet të sjellë diçka të re që të tërheqë më shumë gjininë femërore nëse ka në plan të konkurrojë me Facebook-un.
Përparësia e Facebook-ut qëndron edhe në faktin se ky rrjet social ka më shumë femra se meshkuj.

